Zgjedhja e kritereve te vleresimit

50 %
50 %
Information about Zgjedhja e kritereve te vleresimit
Education

Published on March 6, 2014

Author: olgerprifti

Source: slideshare.net

Tema:‘Relevanca, kontaminimi dhe deficienca e kritereve te vleresimit te trajnimit’. Punoi: Olger Prifti Vlerësimi i trajnimit është një aspekt kyc i analizimit, dizenjimit, zhvillimit dhe implementimit të një programi efektiv trajnimi. Vlerësimi i programit përcakton efektivitetin e programit të trajnimit duke vlerësuar se sa janë arritur qëllimet e vendosura në fillim. Studimet për vlerësimin e të dhënave datojnë që nga fillesat e analizimit të sistemeve dhe të faktorit human e më pas. Disa nga autorët e parë të vlerësimit të metodave janë: Card, Moran & Newell, 1983 ; Nielsen & Molich, 1990 , si edhe ka studime të cilat krahasojnë metodat e vlerësimit (Nielsen & Molich, 1990; Jeffries, Miller, Wharton & Uyeda, 1991). Metodat e trajnimit vlerësohen duke u bazuar te rezultatet e tyre. Studime të ndryshme kanë përdorur variabla të ndryshme për të vlerësuar përputhshmërinë midis objektivave të vendosura në fillim dhe atyre të arritura në një kohë të caktuar. Studimet e para, gjatë viteve ’80, janë kryesisht eksperimente në laborator. Testet e para vëzhgonin sjelljet e të testuarëve për minimizimin e kostove të telefonatave të shërbimit, rritjen e shitjeve pas përmirësimit të produktit etj. Disa metoda të tjera të përdorura janë: raportimet e incidenteve kritike (del Galdo, Williges, Williges, & Wixon,1987), vlerësimet e kënaqësisë së perceptuar (Chin, Diehl, & Norman, 1988), vlerësimet e zvogëlimit të kohës në përgjigje dhe kostove (Marchetti,1994) apo dhe vlerësime që lidhen me aspektin e aftësive njohëse (cognitive) (Lewis, Polson, Wharton, & Rieman, 1990; Wharton, Bradford, Jeffries, & Franzke, 1992). Megjithatë, autorë të ndryshëm (Gray & Salzman, 1998 ; Olson & Morgan, 1998) kanë ngritur diskutime mbi problemet e kuptimit të metodave të vlerësimit. Zgjedhja e kritereve për vlerësimin e metodës së trajnimit është e ngjashme me cdo metodë që lidhet me zgjedhjen e kritereve (Meister, Andre, & Aretz, 1997). Zgjedhja e kritereve për vlerësim është një nga konceptet kyce që ndikon në efektivitetin e programit të trajnimit. Zgjedhja e gabuar e kritereve do të cojë në drejtim të gabuar. Një zgjedhje e duhur e kritereve duhet të bazohet në këto katër karakteristika: 1- përcaktim i qartë, 2- një sistem i matshëm, 3- një metode standarte për të matur apo vlerësuar të dhenat dhe 4- një ose më shumë nivele të përformancës që mund të merren si bazë për vlerësim (Gray & Salzman, 1998; Lund, 1998). Pra, problemet në kuptimin e kritereve do të vareshin nga lidhja që ekziston midis vlerësimit aktual me vlerësimin e supozuar në fiilim. Diferenca midis kësaj marrëdhënie jep tre konceptet: mangësi, ndikim negativ dhe përputhshmëri. Kriteret duhet të përfaqësojnë rezultate të rëndësishme si sjelljet në punë, qëndrimet ose performancën në trajnim. Kriteret duhet të zgjidhen me kujdes, të mos përfshihen shumë kritere, por vetëm ato që shprehin një përputhshmëri midis rezultateve të pritura dhe atyre aktuale. Në varësi të punës që zgjidhet për tu vlerësuar dhe vlefshmërisë së studimit, duhet të zgjidhen edhe kriteret e përshtatshme. Pra, kjo përbën përputhmërinë e kriterit (Criteria relevance). Një kriter sjell kontaminacion deri në atë masë kur sjell grindje pa lidhje, sistematike. Shëmbuj të kritereve që sjellin kontaminim janë: gjinia, statusi, sjelljet e të tjerëve etj. Largimi apo heqja e kritereve që sjellin këto interpretime të gabuara, është e pamundur të hiqen të gjitha , por mund të minimizohen (Criteria contamination).

Keqkuptimet apo keq-interpretimet e kritereve janë faktorë që ndikojnë në krijimin e mangësive në kriteret. Një kriter është i mangët deri në atë masë që ndalon diskutimet që lidhen me metodën, në mënyrë sistematike. Pra, nëse nuk ekziston komunikimi atëherë nuk do mund të kuptohen problemet e pamenduara në fillim të metodave te trajnimin dhe në këtë mënyrë nuk do të merren masa për përmirësimin e tyre (Criteria deficiency). Përzgjedhja e kritereve për vlerësimin e rezultateve të metodave të trajnimit duhet të jetë e kujdesshme. Duke u bazuar në librin e Noe, zgjedhja e kritereve duhet të bazohet në përputhshmërinë e metodës me kushtet e punës, të jenë të besueshme, jodiskriminuese dhe praktike. Zgjedhja e duhur do të shmangte problemet e metodave të trajnimit. Më poshtë, me anë të një tabele, paraqiten disa kritere që mund të sjellin keqkuptime apo keqinterpretime të metodave të trajnimit. Pra, nëse një metode trajnimi bazohet në komunikimin oral, atëherë me siguri pritet që të ketë deficensë në transferimin e mesazhit të te trajnuarit, e për rrjedhoje objektivat e paravendosura nuk do të përputhen me rezultatet né fund. Diskutime të ndryshme janë zhvilluar në literature në lidhje me problemet e përcaktimit të kritereve. Por, një aspekt tjetër i rëndësishëm është koncepti i drejtimit të gabuar (misleading). Sipas Gray and Salzman (1998) një problem që ndodh është moskuptimi i rëndësisë së kritereve aktuale. Nëse një kriter aktual është përcaktuar, ai do të përdoret si kriter për vlerësimin në vazhdimësi të programit, duke lënë mënjane kriterin e vendosur në fillim si qëllim kryesorë. Një shëmbull që e përshkruan këtë koncept është: nëse trajnohen punonjësit e shitjes për rritjen e numrit apo sasive të shitura. Ky program do të nxisë punonjësit të promovojnë produktin edhe për disa vlera që ai mund të mos ti ketë, por mjafton që të shitet. Blerësi e di cfarë po blen, por po e blen më shtrënjtë sesa vlera reale e tij. Kjo nënkupton që në vlerësimin e kritereve, kërkuesit duhet të zhvillojnë kritere efektive të vlerësimit të programeve të trajnimit dhe praktikantët apo personat që trajnohen ti kuptojnë këto kritere dhe se si ti zbatojnë ato.

Referenca: Andre, T. S., Williges, R. C., & Hartson, H. R (2000). ‘Criteria for evaluating usability evaluation methods’. Andre, T. S., Williges, R. C., & Hartson, H. R. (1999). ‘The Effectiveness of Usability Evaluation Methods: Determining the Appropriate Criteria’. Gray, W. D., & Salzman, M. C. (1998). ‘Damaged merchandise? A review of experiments that compare usability evaluation methods’. Human-Computer Interaction. Lund, A. M. (1998). ‘Damaged Merchandise? Comments on Shopping at Outlet Malls’. Human-Computer Interaction. Lewis, C., Polson, P., Wharton, C., & Rieman, J. (1990). ‘Testing a Walkthrough Methodology for Theory Based Design of Walk-up-and-Use Interfaces’. Nielsen, J., & Mack, R. L. (Eds.). (1994). ‘Usability Inspection Methods’.

Add a comment

Related presentations

Related pages

zgjedhja - Documents - Discover, share, present ...

Zgjedhja e kritereve te vleresimit 1. Tema:‘Relevanca, kontaminimi dhe deficienca e kritereve te vleresimit te trajnimit’. Punoi: ...
Read more

Udhëzim administrativ për vlerësimin e shkall ës së ...

Përcaktimi i kritereve dhe metodave themelore në procesin e vlerësimit. ... Zgjedhja e teknikave të përshtatshme të ... ankohet fillimisht te ...
Read more

STUDIMI I VLERESIMIT TE NDIKIMEVE MJEDISORE TE TEC- IT TE ...

STUDIMI I VLERESIMIT TE ... klasifikon secilin shesh ne varesi te disa kritereve te ... 2 nuk jepen modelime apo konsiderime te tjera. 6.4.2 Zgjedhja ...
Read more

8- Vlerësimi i Performansës - e-mesimi - Home

Për vlerësimin e kësaj performance është e nevojshme përcaktimi i kritereve që ... zgjedhja e dhunshme, rangimi ... zhvillimit e deri te problemet ...
Read more

Seleksionimi dhe sistematizimi i punonjësve - e-mesimi - Home

Dmth seleksionimin duhet kuptuar si proces të aplikimit të kritereve të caktuara për ... Zgjedhja e mirë e punonjësve ... Te kjo metodë nga ...
Read more

analize e politikave publike.pdfh - Scribd - Read books ...

... e politikave eshte procesi i vleresimit dhe i perzgjedhjes se nje ... dhe zgjedhja e njeres prej ... kritereve te ndryshme qe ...
Read more

Proceset e Vleresimit - PUBREDI

... caktuar ka parasysh fitimin qe do te buroje nese zgjedhja qe ai ben do te jete ... qe mund te marri funksioni i vleresimit individual nuk do ...
Read more

PËR MËNYRËN E PËRLLOGARITJES SË KRITEREVE TË ...

pËr mËnyrËn e pËrllogaritjes sË kritereve tË vlerËsimit tË ofertave pËr marrjen me qira tË tokËs bujqËsore, tË pandarË. udhËzim nr. 10 ...
Read more