Punim seminarik sistemi ndërkombëtar i tranzicionit

20 %
80 %
Information about Punim seminarik sistemi ndërkombëtar i tranzicionit

Published on March 8, 2014

Author: ShpejtimRudi

Source: slideshare.net

UNIVERSITETI PUBLIK “HAXHI ZEKA”-PEJË FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA NË BIZNES DEPARTAMENTI ADMINISTRIM BIZNESI Punim seminarik Lënda: Ekonomia e tranzicionit Tema : Sistemi Ndërkombëtar i Tranzicionit Punuan: Shpejtim Rudi Pajtime Murtezaj Albina Zekaj Prof.Mrsci.Haki Shatri Prof.Mrsci.Leonita Mazrekaj Pejë/Dhjetor/ 2013

Përmbledhja 1. Tranzicioni 1.1 Historik i shkurtër mbi fillimin e tranzicionit në vende të ndryshme 2. SISTEMI NDËRKOMBËTAR I TRANZICIONIT 2.1. Sistemi Financiar Shqiptar në Tranzicion 2.2.Reformat e tranzicionit dhe ndryshimet strukturore të sistemit bankar ’91-97. 2.3. Probleme dhe vështirësi të sistemit bankar në vitet e para të tranzicionit. 3. Kuadri makroekonomik dhe kriza financiare 4. ZHVILLIMET NË SEKTORIN BANKAR ‘91 – ’96 4.1. Zhvillime dhe probleme të sistemit bankar, ’97-02. 4.2.Humbja e besimit të publikut, kriza e depozitave dhe Banka e Shqipërisë 5. Kosova në pikpamje ekonomike, gjatë fazes tranzitore 5.1.Masat parësore që duhet të ndërmerren gjatë periudhës së tranzicionit 6. Ndikimi i Fondit Monetar Nderkombetare per vendet ne tranzicion 6.1. Ndikimi i BE-së për vendet në nevoje gjatë tranzicionit Perfundimi

1.TRANZICIONI •Tranzicioni një proces që është ndjekur për afro 20 vjet nga ish ekonomite socialiste të Europes qendrore dhe lindore, përfshine një ndryshim nga sistemi ekonomik i karakterizuar me pronësi publike dhe planifikim central, në ekonomine në të cilën koordinimi ekonomik i ofrohet firmave private permës tregjeve. •Një ekonomi në tranzicion është një ekonomi e cila ndryshon nga një ekonomi e centralizuar në një treg të lirë. • Ekonomitë në tranzicion i nënshtrohen liberalizimit ekonomik, ku forcat e tregut të vendosin çmime, bëhet privatizimi i ndërrmarjeve në pronësi të qeverisë, dhe krijimin e një sektori financiar për të lehtësuar stabilizimin makroekonomik dhe lëvizjen e kapitalit privat.

1.1 Historik i shkurtër mbi fillimin e tranzicionit në vende të ndryshme • Pas Luftës së Dytë Boterore lindi nevoja për zgjerimin ekonomik,i njohur edhe si bomb ekonomik pas luftës së gjatë dhe filloi Epoka e artë e kapitalizmit • Për shkak të kushteve të ndryshme fillestare gjatë procesit në zhvillimin e tranzicionit nga ekonomia e planifikuar në ekonomi tregu,vendet e ndryshme kanë përdorur modele të ndryshme të tranzicionit • • Disa vende miratuan në një mënyrë graduale tranzicionin Disa vende kane përdorur modelin më agresiv të tranzicionit.

2. SISTEMI NDËRKOMBËTAR I TRANZICIONIT 2.1. Sistemi Financiar Shqiptar në Tranzicion • Në këtë kapitull analizohen zhvillimet në sistemin bankar si pjesa më e rëndësishme e sistemit tonë financiar në kontekstin dhe lidhjen me zhvillimet makroekonomike duke vënë theksin në dy momente krize dhe turbullirash të këtij sistemi në vite. • Kriza e parë financiare ishte një krizë e shkaktuar nga skemat piramidale dhe jo shumë e lidhur me sistemin bankar • Kriza e dytë përfaqëson një shqetësim të pastër të sistemit bankar i cili shënoi një prag krize bankare.

2.2.Reformat e tranzicionit dhe ndryshimet strukturore të sistemit bankar ’91-97. • Si pjesë e reformës ekonomike të filluar në vitin 1992, reforma e sistemit bankar filloi si reformë institucionale me ndryshimin e bazës ligjore. Kuvendi, në prill të vitit 1992, miratoi ligjin • “Për Bankën e Shqipërisë”, • “Për sistemin bankar në Republikën e Shqipërisë”. • Këto ligje shënuan kalimin e sistemit bankar nga njënivelor në një sistem bankar prej dy nivelesh,iu hap rruga procesit të licencimit të bankave të reja private dhe rregullimit të sistemit bankar nga banka qendrore.

2.3. Probleme dhe vështirësi të sistemit bankar në vitet e para të tranzicionit. • Krahas zhvillimeve pozitive, sektori bankar u shoqërua edhe me mjaftë mangësi dhe zhvillime negative • Së pari, niveli i ndërmjetësimit financiar ishte i kufizuar. Bankat shtetërore kryenin funksione të kufizuara të ndërmjetësit financiar, ndërsa bankat e reja private ishin të kufizuara në numër. • Niveli i depozitave nuk varej shumë nga normat reale të interesit sepse banka qendrore vendoste norma të tilla interesi që siguronin nivele pozitive të normave reale. • Niveli mjaft i ulët i kreditimit të ekonomisë përbën një mangësi tjetër të sistemit bankar që shpreh dhe shkallën e ulët të ndërmjetësimit. • Një mangësi tjetër e theksuar e sektorit bankar në këtë kohë ishte niveli i ulët i sistemit të pagesave.

3. Kuadri makroekonomik dhe kriza financiare • Zhvillimet në sektorin real karakterizohen nga një rritje e ndjeshme ekonomike, një rënie e inflacionit në nivel mesatar dhe nga një përmirësim i ndjeshëm i llogarisë korente dhe i deficitit buxhetor të cilat ngelen gjithësesi në nivele mjaft të larta. • Progresi në stabilizimin makroekonomik e ka bazën në hartimin dhe zbatimin e politikave të shtrënguara monetare dhe fiskale dhe në privatizimin me ritme të shpejta në bujqësi, në tregti me pakicë dhe shumicë, në ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, të cilat gjallëruan rritjen ekonomike.

4. ZHVILLIMET NË SEKTORIN BANKAR ‘91 – ’96 • Tranzicioni e gjeti Shqipërinë si vendin më të varfër të Europës.Shqipëria ishte i vetmi vend europian i bllokut komunist që nuk ndërmori asnjë reformë të rëndësishme ekonomike dhe politike si decentralizimi i vendimmarrjes, rritja e rolit të tregut dhe demokratizimi i vendit • Shqipëria hyri në tranzicion si vendi më pak i përgatitur nga pikëpamja ekonomike, politike, sociale dhe kulturore për të realizuar reforma rrënjësore drejt ekonomisë së tregut • Ndërkohë roli i saj si ndërmjetës financiar ishte mjaft i kufizuar, pasi si politika monetare ashtu dhe shpërndarja e kredisë drejtoheshin sipas një plani të centralizuar.

• Deficiti buxhetor , me fillimin e tranzicionit shfaqi një rritje të menjëhershme për shkak të kolapsit të sistemit të mbledhjes së të ardhurave dhe shpenzimeve të detyruara shtetërore për pagat dhe për subvencionet e ndërmarrjeve shtetërore me humbje. • Ekspansioni monetar doli jashtë kontrollit sepse banka emetoi para pa asnjë kufizim, për shkak të presionit qeveritar për të kredituar ndërmarrjet me humbje • Normat e interesit për kreditë ishin mjaft të ulta,ndërsa gjobat për kreditë e pakthyra nuk u aplikuan më.

4.1. Zhvillime dhe probleme të sistemit bankar, ’9702. • Në këtë periudhë, kanë shënuar progres të rëndësishëm edhe reformat e sektorit financiar që lidhen me privatizimin e bankave shtetërore dhe me hyrjet e bankave të reja private, të cilat kanë ndikuar në thellimin e ndërmjetësimit financiar dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve bankare. • Aktiviteti bankar ka ardhur duke u zgjeruar bashkë me zgjerimin e bankave në treg, duke u rritur si aktivet ashtu edhe depozitat e bankave.

4.2.Humbja e besimit të publikut, kriza e depozitave dhe Banka e Shqipërisë • Sistemi bankar u përball me panikun e depozitave qe përbën ngjarjen më të rëndë për sektorin financiar shqiptar • Paniku filloi dhe u zgjerua kryesisht në Bankën e Kursimeve e cila ndodhej në prag të privatizimit dhe zinte pjesën më të madhe të sistemit bankar ku filloi tërheqja e depozitave nga banka. • Në këto kushte, Banka e Shqipërisë me përgjegjësinë e autoritetit monetar dhe mbikëqyrës, nëpërmjet instrumenteve në dispozicion ndërhyri duke ndikuar në shuarjen e krizës dhe mënjanimin e pasojave të saj. Si rezultat i kësaj ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë dhe i veprimit të faktorëve të tjerë paniku u kapërcye. Niveli i depozitave u rivendos, inflacioni megjithëse u rrit.

5. Kosova në pikpamje ekonomike, gjatë fazes tranzitore • Kosova në vitin 1999 filloi nga një gjëndje shumë e rënde ekonomike dhe sociale, si pasojë e demtimeve të mëdha nga lufta . Kuptohet se ishte akumuluar një ngecje 10 vjecare në zbatimin e proceseve tranzitore dhe në ndërtimin e institucioneve të ekonomisë së tregut. • Duke pasur parasysh nivelin e zhvillimit dhe shpërpjesëtimet sociale, Kosova ka më tepër përtëritje ekonomike për të gjithë si një princip bazik i kombeve të bashkuara.

5.1.Masat parësore që duhet të ndërmerren gjatë periudhës së tranzicionit 1.Masat e përshtatjes makroekonomike - Stabilizmi dhe liberalizimi – në këtë fazë duhet përpiluar programin stabilizues,pa të cilin program zakonisht nuk lejohet as ndihma e huaj financiare gjatë procesit të tranzicionit. 2.Koncipimi i sistemit të ri juridik dhe ekonomik - Sistemi juridik dhe ekonomik i ish-shteteve socialiste ishte i projektuar dhe funksiononte në baza krejtësisht të tjera në krahasim me legjislacionin e ekonomive të tregut. 3.Rivendosja e tregut -Rivendosja e tregut integral është një nga parakushtet parësore për suksesin e tranzicionit të ekonomisë.

4.Liberalizimi i rrjedhave të tregtisë së jashtme -Zbatimi i modelit të ekonomisë së hapur të tregut. 5.Ndërtimi i rrjetit të sigurisë sociale -Tranzicioni është proces në të cilin nuk mund të arrihet deri tek rezultatet edhe aq të shpejta. 6. Transformimi pronësor dhe privatizimi -Privatizimi dihet të jetë proces përcjellës i procesit të tranzicionit, por nga ana tjetër duhet theksuar se nuk ekziston model i përgjithshëm që do të garantoj sukses të plotë.

6. Ndikimi i Fondit Monetar Ndërkombetar për vendet në tranzicion • Gjatë Depresionit të Madhë të viteve 1930, vendet u përpoqën për të mbështetur ekonomitë e tyre të dështuara duke rritur ndjeshëm pengesat për tregtinë e jashtme, monedhat e tyre të konkurrojnë kundër njëri-tjetrit për tregjet e eksportit, dhe pakësimin e lirise se qytetarëve të tyre. • Kjo ndarje në bashkëpunim ndërkombëtar monetar çoi themeluesit e FMN-së për të planifikuar një institucion i ngarkuar me mbikëqyrjen e sistemit monetar ndërkombëtar sistemin e kursit të këmbimit dhe pagesat ndërkombëtare që u mundëson vendeve dhe qytetarëve të tyre për të blerë mallra dhe shërbime nga njëritjetri.

6.1. Ndikimi i BE-së për vendet në nevojë gjatë tranzicionit • BE-ja është e fokusuar në ndihmën financiare per shum vende.Ajo ka për qëllim të ndihmojë këto vende për të prezantuar reformat e nevojshme politike, ekonomike dhe institucionale për të sjellë ato nëpërputhje me standardet e BEse. • Një objektiv kyç i asistencës është të mbështesë reformat politike, veçanërisht në ndërtimin e institucioneve, forcimin e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, mbrojtjen e minoriteteve dhe zhvillimin e shoqërisë civile. • Financimi i BE-është projektuar për të lehtësuar ndryshimet e mesme të afat-gjatë në shoqërinë dhe ekonominë në tërësi.

Përfundimi • Nga e tërë kjo që u tha shpresoj të kem i arritur ta sqarojmë atë që thamë në hyrje të punimit se çka do të përmbajë ky punim,shpresoj të na shërbejë edhe në të ardhmen drejt sukseseve tona të mëtutjeshme. • Objektivat e Bashkimit Europian poashtu edhe te FMN-se dhe gjitha vendeve të zhvilluara, janë që vendet në tranzcion te cilat shfaqin nevojë të ndihmohen, ne menyre qe te kene zhvillim ne aspektin politike, si dhe ate ekonomike dhe te ndihmojn ne shmang’jen e krizave ekonomike, ne menyre qe te gjitha vendet të kenë stabilitet të qëndrueshem.

Literatura: • • Nga Interneti-Google Lënda : Ekonomia e tranzicionit:Prof.Mrsci.Haki Shatri, Prof.Mrsci.LeonitaMazrekaj. • Shtypi ditor • Njohurit e mia • Punuan: • Shpejtim Rudi • Pajtime Murtezaj • Albina Zekaj - F.SH.A.B. -Pejë Faleminderit

Add a comment

Related presentations

Related pages

PUNIM SEMINARIK - Scribd - Read books, audiobooks, and more

2.1.Kosova, sistemi socialist dhe procesi transformues ... Punim Seminarik - Biznes Nderkombetar - GLOBALIZIMI. Punim Sem.. puunimmi seminarik diplomaci.
Read more

Seminar, Sistemi Monetar Nderkombetar - Scribd - Read ...

Në këtë punim seminarik lidhur me temen Sistemi Monetar Ndërtkombëtar do të paraqesim rrolin e SMN-së që ... Punim Seminarik - Biznes Nderkombetar ...
Read more

Seminar, Sistemi Monetar Nderkombetar - Documents

... Punim Seminarik ... duhet të kryhen në kontestin e sistemit monetar ndërkombëtar. Sistemi monetar është rrjeti i rregullave dhe procedurave ...
Read more

Punim Seminarik - Biznes Nderkombetar - GLOBALIZIMI ...

Download Punim Seminarik - Biznes Nderkombetar - GLOBALIZIMI. Transcript. ... Ky sistem eshte ende jo-perfekt dhe ka lene vend per shume abuzime, ...
Read more

Punimi Seminarik - Biznes Nderkombetar - GLOBALIZIMI[1 ...

Master- Menaxhment dhe Informatikë Punim Seminarik ... dhe se shumë institucione të involvuara në sistemin ... Punim Seminarik - Biznes Nderkombetar ...
Read more

Punim seminarik ndërmarrësia dhe menaxhimi i riskut në ...

Punim seminarik ndërmarrësia dhe ... Organizimi FAKTORËT SOCIAL KONSUMATORËT SISTEMI FINANCIAR ... Punim seminarik sistemi ndërkombëtar i tranzicionit.
Read more

Fondi Monetar Ndërkombëtar - Wikipedia

... ne kuadër të përpjekjeve për të forcuar sistemin financiar ndërkombëtar dhe për të ... procesi i tranzicionit në Evropën Qëndrore ...
Read more

Sistemi financiar, kontroll nga Fondi Monetar ...

Sistemi financiar, ... Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore zhvilluan sot një takim me Sekretarin për Programin të ...
Read more

Bachelor - Biznes Ndërkombëtar - Kolegji ILIRIA ...

Fakulteti i Biznesit Ndërkombëtar, ... 1 Financat ndërkombëtare 2 Makroekonomia e Unionit Evropian 3 Bursa e letrave me vlerë 4 Sistemi ...
Read more