advertisement

Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha

43 %
57 %
advertisement
Information about Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
Social Media

Published on March 9, 2014

Author: nuhajj

Source: slideshare.net

advertisement

      Lenda: Gjuha dhe letersia shqipe Tema: Disa nga shkrimtaret me te njohur Shqipetar Punuar nga: Driton Nuha Shkelzen Shala Musaj Limani Kontrolloi: Remzi Berisha

        Ismail Kadare Biografia dhe Jeta Titujt e Veprave Skenare Filmash Dritero Agolli Jeta dhe titujt e veprave Krijimtaria Kasem TrebeshinaJeta

Ismail Kadare Lindi me: 28 janar 1936 Lindi në: GjirokastërGjiro kastër Kombësia: Shqipëtar Profesioni: Shkrimtar Zhanri: Novelist, Poet EXPRESS 28.01.13 BIOGRAFIA E SHKRIMTARIT ISMAIL KADARE.webm  Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" për letërsi. Dallohet për novela, romane, por ka shkruar dhe poezi dhe kritika. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë. Gjithashtu është martuar me shkrimtaren e njohur të skicave dhe tregimeve për fëmijë, Helena Kadare.

 Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960). Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

 Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, "Ëndërrimet", (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

 Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historikofilozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975).

 Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

    Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972). Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”. Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”. Ismail Kadare më 23.06.2009 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias per Letersi", nje nga çmimet me prestigjoze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Kadare është një nga shkrimtarët më të njohur botërorë të shekullit 20.

                    Frymëzime djaloshare poezi - 1954 Endërrime poezi - 1957 Gjenerali i ushtrisë së vdekur roman- 1963 Përse mendohen këto male poezi 1964 Dasma - 1968 Motive me diell poezi - (1968) Kështjella - roman - 1970 Kronikë në gur - roman - 1971 Koha (1976) Ura me tri harqe - 1978 Kush e solli Doruntinën - roman 1979 Prilli i thyer - 1980 Gjakftohtësia - përmbledhje novelash – Koha e shkrimeve - 1986 Dosja H - 1990 Përbindëshi - 1991 Piramida - 1992 Shqipëri - 1995 Pallati i ëndrrave - 1996 Çlirimi i Serbisë prej Kosovës - 2012                 Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999 Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000 Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000 Vajza e Agamemnonit - 2000 Bisedë përmes hekurash - 2000 Elegji për Kosovën - 2000 Lulet e ftohta të marsit - roman 2000 Unaza në kthetra - 2001 Eskili, ky humbës i madh - 2001 (ribotim) Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002 Princesha Argjiro -lektyrë - 2003 Dantja i pashmangshëm - 2005 Identiteti evropian i shqiptarëve 2006 Hamleti, princi i vështirë - Sprovë 2006 Hija (roman) - 2007 Spiritus - 2007

         Time of the Comet (2008) Cendres et sang (2009) Abril Despedaçado (2001) Avril brisé (1987) Të paftuarit (1985) Il Generale dell'armata morte (1983) Ballë për ballë (1979) Radiostacioni (1979) Kur vjen nëntori (1964)

Emri Mbiemri Lindur më Dritëro Agolli 13 tetor 1931 Lindur në Menkulas, Devoll shqiptare Kombësia Profesioni shkrimtar, publicist Mirënjohje Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve - Shqipëri DRITËRO AGOLLI POET, PROZATOR DHE PUBLICIST, QË NGA VITI 1973 KRYETAR I LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE TË ARTISTËVE TË SHQIPËRISË. ▶ DRITERO AGOLLI.WEBM

 Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku               Në rrugë dola, 1958 [2] Hapat e mia në asfalt, 1961 [2] Zhurma e erërave të dikurshme, 1964 Shtigje malesh dhe trotuare, 1965 [2] Mesditë, 1968 [2] Komisari Memo, roman, 1969 [2] Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973 [2] Nënë Shqipëri, 1974 [2] Njeriu me top, 1975 [2] Fjala gdhend gurin, 1977 [2] Trëndafili në gotë, roman, 1980 [2] Fytyra e dytë, dramë [2] Mosha e bardhë, dramë [2] Udhëtoj i menduar, 1985 [2] Kalorësi lakuriq, roman

    Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devon, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën Baballarët theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj.). Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin

Kasem Trebeshina  Kasem Trebeshina Vepra e Tij(1).webm Kasëm Trebeshina lindi më 8 gusht 1926 në Berat. Filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua gjallërisht në Luftën Nacionalçlirimtare, prej së cilës i kanë mbetur disa plagë. Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit "Ostrovski", të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare. Në vitin 1961 arrin të botojë poemën "Artani dhe Min'ja ose hijet e fundit të maleve" dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës.

   www.wikipedia.org www.slideshare.com www.google/images.com

  Ne qofte se keni ndonje Pyetje Urdheroni!

Add a comment

Related presentations

Papantla

Papantla

November 11, 2014

monografia de papantla

Small deck used during Use Case roundtable at JiveWorld 2014. On each on the 14 ta...

This 30 minute presentation was given at the 2014 Rochester Young Professionals En...

Related pages

Punim Seminarik Gjuhe Shqipe - free Ebooks download

Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha 987 views; ... Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha 987 views;
Read more

Teme Diplome Letersi Shqipe - eBooks Free Download PDF

Search details for gjuhe shqipe dhe letersi Added : ... 2013 Punim seminarik ne Gjuh dhe letersi shqipe Driton nuha. Driton nuha. 3,824
Read more

Punime seminarike, ese, diploma etj.

Shkruajm punime ne Gjuhen ANGLEZE dhe ne Gjuhen SHQIPE si: Ese,... Facebook logo. Email or Phone: ... ***Punimet mund te realizohen ne Gjuhen Shqip... e, Gj.
Read more

Search "Punim seminarik sistemet informative –sistemi ...

Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha 1. Lenda: Gjuha dhe letersia shqipe Tema: Disa nga shkrimtaret me te njohur ...
Read more

punim seminarik gjuhe shqipe - Bing - Free PDF Downloads ...

Punim seminarik letersi shqipe pdf. working or when you are near food or dishwashing. ... Punim Seminarik Ne Edukim Gjuhe Dhe Letrsi Shqipe PDF ...
Read more

Punim Seminarik Banka Dhe Punet Bankare 1 - Documents

Teknologji e informimit dhe komunikimit (TIK) Punim Seminarik Driton Nuha ... Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
Read more