Prezantimi bazat e informatikes

75 %
25 %
Information about Prezantimi bazat e informatikes

Published on May 8, 2014

Author: duresabytyqi71

Source: slideshare.net

PUNIM SEMINARIK Lënda:Bazat e informatikës Tema:Historiku i zhvillimit të internetit Pejë 2013 Universiteti “ Haxhi Zeka” –Pejë Vlërson: MSc.Jahja Lataj MCs.Vjosa Hajdari Punuar nga: Dhurata Avdyli Duresa Bytyqi

HYRJE Në këtë punim seminarik jemi munduar të bëj një përmbledhje të kësaj që ne quajmë Internet, dhe se si kemi arritur gjer këtu. Historia e plotë e internetit mund të përbëjë prej një seri të plotë librash, me këtë punim seminarik do tentoj të familjarizoj me pikat kulminante të cilat kanë lidhje me rritjen dhe evolucionin e Internetit. Si shpikja me e madhe e njerezimit pas rrotes e zjarrit, interneti po transformon gjithnje e me teper jeten e njeriut. Interneti mundesoi komunikimin e shpejte te individeve e organizatave, ai eshte gazeta me e madhe, enciklopedia me e madhe e botes moderne. Ne internet mund te komunikosh, mund te lexosh, mund te kulturohesh (ose te kulturohesh nese je pa mend), mund te informohesh, mund te blesh e te shesesh mallra e sherbime, mund te paguash faturat e shtepise e te biznesit, te paguash e te paguhesh, mund te botosh, te degjosh muzike, te shohesh koncerte e filma, mund të bësh shkolle e trainimeve profesionale me korrespondence e të tjera e të tjera.

Arpaneti ishte i pari rrjet i cili funksiononte me shkëmbim paketash (e re për kohën). Më 29 Tetor, 1969, kompjuterat në Stanford dhe UCLA u lidhën për herë të parë me njëri tjetrin. Në fakt duhet thënë që ata ishin të parët të cilët hostuan atë që më vonë do quhej Internet. Një arritje tjetër madhështore gjatë viteve 60 ka qënë konceptimi i Unix: sistemit operativ, forma e të cilit ka ndikuar rrënjësisht atë të Linux dhe FreeBSD (sistemet operative më të famshme në shërbimet e hostimit të web/webserverave të sotëm). Email u zhvillua fillimisht në 1971 nga Ray Tomlinson, i cili gjithashtu mori vendimin e përdorimit të simbolit “@” për të ndarë emrin e përdoruesit nga emri i kompjuterit (më vonë u transformua në atë të domainit) Një nga zhvillimet më impresionuese të 1971 ishte fillimi i projektit Gutenberg. Projekti Gutenberg për ata të cilet nuk janë në dijeni të adresës, është një tentativë globale e krijimit të një “biblioteke online” nga ku të jetë i mundur shkarkimi i librave në formë elektronike dhe në formate të ndryshme falas.

1974 ishte një vit inovator. Një propozim u publikua për të lidhur të gjithë rrjetet e ngjashme “Arpa” së bashku në të ashtuquajturin “Inter- Network”, i cili nuk do kishte një kontroll të përqëndruar dhe do funksiononte ndërmjet “Transmission control protocol” (i cili u transformua në TCP/IP). 1977 ishte një vit i suksesshëm në zhvillimin e Internetit siç e njohim sot. Eshtë viti i të parit modem për PC, zhvilluar nga Dennis Hayes dhe Dale Heatherington, u prezantua dhe fillimisht ju shit të apasionuarve të kompjuterave. Primati i World of Warcraft dhe Second Life u zhvillua në 1979, dhe u quajtMUD (shkurt për MultiUser Dungeon). MUD ishin botë të bazuara në tekst virtual, duke kombinuar elementë të lojrave me role të ndryshme, interaktive, të imagjinuara, dhe chatit online.

Ndërkohë që shumë persona ja atribuojnë Kevin MacKenzie shpikjen e “emoticon” në 1979, në fakt ishte Scott Fahlman në 1982 i cili propozoi përdorimin e pas një barsalete, në vënd të origjinales së propozuar nga MacKenzie. Ky ishte momenti i lindjes së emoticonit modern “Domain Name System” u krijua në 1984 së bashku me të parin Domain Name Server (DNS). Sistemi i emrit të domaineve ishte i rëndësishëm për arsyen se transformoi adresat e internetit në “Ndërfaqe të thjeshtësuar” në krahasim me sistemin e mëparshëm numerik. Serverat DNS lejuan përdoruesit e Internetit shkruajnë një “emër adresë” të lehtë për tu kujtuar e cila konvertohej në adresë ip në mënyrë automatike. Në 1988, Internet Relay Chat (IRC) u shfaq për herë të parë, duke hapur rrugën e chatit në kohë-reale dhe të programeve “instant messaging” të cilët përdorim edhe sot.

Në kohën që Apple u largua nga programi AppleLink në 1989, projekti u riemërua dhe “America Online” lindi. AOL, e cila është e mirënjohur edhe tani, në kohën e krijimit rriti akoma më shumë popullaritetin ndërmjet përdoruesve të Internetit. 1989 gjithashtu solli edhe propozimin e World Wide Web, shkruar nga Tim Berners-Lee. U publikua fillimisht në muajin Mars të revistës MacWorld, dhe pastaj u ripropozua në Maj 1990. U ripropozua për të tërhequr vëmendjen e CERN, pasi një sistem hipertekstual global ishte pikërisht në interesin e CERN. Fillimisht quhej “Mesh” dhe termi “World Wide Web” i erdhi si ide Berners-Lee në kohën që po shkruante kodin në 1990.

I pari shfletues i famshëm ishte,Mosaic,i lëshuar me 1993. ndërkohe që Mosaic nuk ishte i pari shfletues,ai konsiderohet si i pari që bëri të mundur lehtësimin e përdorimit të internetit nga publiku i gjerë. Me 1993 politikane ju bashkangjiten internetit. Një nga zhvillimet më interesante të kësaj periudhe ishte pikërishtë Kamera (WebCam)i parë. U zhvillua në një laboratorë kompjuterik të Univerzitetit të Cambridge,dhe qëllimi i vetëm i WebCamit të parë ishte monitorimi i një makinerie kafeje. 1991 solli disa nga të rejat më të mëdha të botës së Internetit . World Wide Web ishte portali i parë i kërkimit i bazuar në përmbajtje.

Konkurrenti i parë i shfletuesit mosic,NETSCAPE HANDBOOK,leshohët me 1994.1995 shpesh konsiderohet si viti i parë kur tregtia prek webin. Nestcape në këtë vit zhvillon të parin kriptim SSL(Secure Sockets Layer),duke rritur sigurinë e operacioneve financiare si pagesat me anë të kartës së kreditit online. Me 1996,HoTMail,një shërbim i parë i webmailt lëshohet. Ndërkoh që blloget e para në një formë apo tjetrën kishin disa vitet që ishin krijuar, por me 1997 ishte viti i parë ku termi “webolg”u përdor. Google u lëshua me 1998,duke revolucionizuar mënyren me të cilën njërzit gjejnë informacionin online.

Me 1998,lëshohet Napser ,duke hapur dyert e ndarjeve se fileve në Internet. Wikipedia lëshohet në 2001,një nga faqet e internetit e cila hapi rrugën për gjëneraten kolektive të përmbajtjes në Internet. Digg, një rrjet social lajmësh, u lëshua në Nëntorë të 2004,duke hapur rrugën e faqeve të ngjashme si Reddit,Mixx dhe Yahoo Buzz.etj.

Facebook,u lëshua në 2004, megjithëse në fillimet e tij ishte i hapur vetëm për studentët e kolegjeve nën emrin “ The Facebook”më vonë, “The” u hoq nga emri i adresës,megjithëse adresa URL http://www.thefacebook.com funksionon akoma. Hulu ishte i pari që u lëshua në 2007,një bashkpunim ndërmjet ABC,NBC dhe Fox për të bërë të mundur shikimin online të Serialave Televizive popullore. Inovacioni më i madh i 2007 ishte padyshim iPhone, i cili ishte padyshim përgjegjës për rinovimin e interesit ndaj aplikacioneve të celularëve për webin. Me 2009 një nga ndryshimet më të mëdha për Internetin të bëra në një kohë të gjatë kurë Shtete e Bashkuara liruan kontrollin e tyre mbi ICANN, emëruesit zyrtar të internetit(Ata janë organizta zyrtare në regjistrimin e emrave të domeneve të Internetit).

PËRFUNDIM Si përfundim, nga e gjithë kjo që u tha me lartë mund të konkludojmë se: •Interneti është pjesë e pandashme e njeriut •Pas zbulimit të internet shum pun mund të kryhen përnjeher nga i njejti vend dhe nga i njejti individ në koh më të shkurtet •Interneti mundesoi Informacionet me të shpejta •Interneti beri Lehtësime të shumta për bizneset,politikanet dhe shoqërin në përgjithsi

Add a comment

Related pages

Projekti i informatikes - Education

BAZAT E INFORMATIKES UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I XEHETARISË DHE METALURGJISË Dr sc Shyqri Kelmendi, ... Prezantimi bazat e informatikes 1.
Read more

KONCEPTET E PERGJITHSHME

Bazat e Informatikës * Bazat e Informatikës * Fillimisht, ... Ri-prezantimi i përmbajtjes së ekranit bëhet përmes shndërrimit të tekstit-në-zë, ...
Read more

Bazat e Elektroteknikes - Documents

Bazat e Elektroteknikes. Documents.tips. Upload Login / Signup. Leadership; Technology; Education; Marketing; Design; More Topics. Search; Home; Documents;
Read more

Ballina

Agni Dika e ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Zagrebit, nga fusha e Shkencave Kompjuterike, duke ...
Read more

Bazat e informatikes

Bazat e informatikes : Autori Mesazh; Adminstratori Administrator Numri i postimeve: 1038 Pikët e grumbulluara: 11243 Reputacioni: 49 Join date: 17/02/2011
Read more

Formular për SYLLABUS të Lëndës: Bazat e Informatikës

Formular për SYLLABUS të Lëndës: Bazat e Informatikës. Të dhëna bazike të lëndës Njësia ... Prezantimi i punimeve. seminarike dhe diskutimet.
Read more

PP12 - Rreth lëndës - Teknik i informatikës

BAZAT E TË DHËNAVE. DB - Rreth Lëndës. DB - Ligjerata. DB - Ushtrime. DB - Rezultate. APLIKIMET E KOMPJUTERËVE. AK - Rreth lëndës. AK - Ligjerata ...
Read more

Informatikë | Medreseja Isa Beu - Shkup

BAZAT E INFORMATIKËS; E Dhëna; Informata; ... Hapja e një prezantimi egzistues; Mënyra tjera të dizajnimit të prezantimit; Mundësitë tjeratë ...
Read more