Komunikimi ne mardheniet e studenteve

50 %
50 %
Information about Komunikimi ne mardheniet e studenteve
Education

Published on February 18, 2014

Author: Jorghoson

Source: slideshare.net

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES Shkrim Akademik TEMA: Komunikim në mardhëniet e Studenteve në shkollë Punoi : _____________________________ Pranoi : _________________________

Të dish të komunikosh me njerzit e tjerë është shumë e rëndësishme, të kesh aftësinë që t’i bësh të tjerët të të kuptojnë për atë që ke ndërmend t’u thuash të lehtëson marrdhëniet me ta, shmang keqkuptimet, mosmarrveshjet dhe konfliktet. Studentët kudo nëpër botë përfaqësojnë grupin më të rëndësishëm të shoqërisë për rolin dhe qasjen e tyre në të kaluarën historike dhe perspektivat integruese të së ardhmes. Komunikimi i suksesshëm mes studentëve s’është e thënë të shpie në pajtimin e mendimeve të tyre, por duhet të paraqesë shkëmbimin real të mendimeve. Sipas këtij kriteri është e mundur të dallohet komunikimi i sukseshëm dhe i pasuksesshëm. Për arsye se studentet janë në njëfar mënyre ata që do të kenë në dorë të ardhmen e vendit të tyre, komunikimi mes studentëve është përcaktues për ritmet e zhvillimit shoqëror të vendit, si dhe për fatet e demokracisë së brishtë. Por përpara se të shohim horizontin, duhet të shohim se ku po shkelim. Parësore për studentët nuk është vetëm të arrihet deri në atë të nesërmen e bukur por të jetohet dhe e tashmja. Perseri këtu komunikimi luan një rol thelbësor por tanimë jo në raportin student-shoqeri por në atë student-student. Ose e thënë ndryshe, në marredheniet mes studentëve. Mosha e një studenti është mosha kur individi nis të zgjerojë rrethin e tijë shoqëror duke futur në jeten e tijë njerëz me interesa dhe mendime të përbashkëta. Per të arritur të krijohet kjo lloj lidhje mes studentëve, i domosdoshëm është komunikimi. Komunikimi, klima e butë dhe mirëkuptimi mes studentëve, forcon frymën e bashkëpunimit dhe të zhvillimit, i motivon ata në shkollë dhe jo vetëm. Shkolla dhe auditori janë vendet ku komunikimi është i pranishëm gjithë ditën. Studentët bashkëveprojnë dhe bashkëndikojnë tek njëri tjetri, japin dhe marrin përmes komunikimit mesazhe nga më të ndryshme. Kjo realizohet në rrugë verbale dhe jo verbale. Që do të thotë se studentët komunikojnë me fjalë, ku të dy palët merren vesh, transmetojnë përvoja e kultura të ndryshme tek njëri tjetri, japin dhe gjykojnë për çështje të ndryshme mësimore dhe edukative, sociale dhe më gjërë. Komunikimi realizohet edhe me gjeste, me lëvizjet e trupit, me ndryshimin e mimikës në funksion të situatës që duan të ndërtojnë studentët. Pamjen e jashtme dhe të ngrysur si dhe reagimet negative të njërës palë në shkollë e kupton pala tjetër, pasi një gjë të tillë është në gjëndje ta vërejë edhe një person i thjeshtë dhe i pakualifikuar. Studentët më të aftë dhe oratorë tregohen shumë të kujdesshëm në komunikim me studentët e tjerë, i mendojnë në moment pasojat që mund të ketë një sjellje ose një fjalë që e cënon sado pak personalitetin e tyre. Rritja e personalitetit realizohet vetëm në një mjedis besimi, simpatie, respektimit të rregullave të nevojshme për jetën në grup. Edhe gjatë komunikimit mbi një temë debati studentët më të aftë për të komunikuar, ndryshe nga ata më pak të aftit, e trajtojnë problemin me shumë kujdes, e mendojnë dhe marrin shpejt masa që të mos konfliktohen me palën tjetër, pasi në të kundërt situatat negative mund të ekzagjërohen shpejtë dhe t’i dëmtojnë marrëdhëniet. Rrjedhimisht dëmtohet klima dhe cënohet fryma e grupit dhe qëllimi i edukimit universitar.

Add a comment

Related presentations

Related pages

Gjuha e folur dhe komunikimi strategjik

Gjuha e folur dhe komunikimi ... një mesazi por në përçimin e tij në mënyrë të tillë që personit të cilit i drejtohemi të sillet ashtu siç ne ...
Read more

Bazat e komunikimit masiv - Kryefaqja - Gazetaria 2011/12

Sa është komunikimi mes mësimdhënësit dhe studentëve komunikim ... Intervenimi poashtu bëhet publik dhe deklarohet ne prani të gjithë studentëve ...
Read more

Komunikim Biznesi: Perseritje per Testin

Qellimi faqes eshte angazhimi i studenteve edhe ne nje hapsire virtuale, ... [Shpjego pse komunikimi efektiv eshte i rendesishem per suksesin ne ...
Read more

Konkurs - South East European University

Komunikimi ndërkombëtar SHK Studimet me korrespondencë sipas programit me distancë janë studime të pavarura në përputhje me udhëzimet dhe ...
Read more

IV. KomunIKImI me publIKun - Mirësevini në faqen e ...

Komunikimi me median konsiderohet një element mjaft i rëndësishëm për informimin në kohë reale të publikut, mbi vendimet dhe veprimtaritë e Bankës
Read more

Mardhëniet publike - Wikipedia

... liria nga varfëria dhe liria nga frika. Edhe filmi “Pse luftojmë ne”, ... Organizatat e mëdha kanë zakonisht departamente komunikimi.
Read more

LISTA E STUDENTËVE TË PRANUAR NË AFATIN E PARË TË ...

LISTA FINALE E STUDENTËVE TË PRANUAR NË AFATIN E PARË TË REGJISTRIMIT NE STUDIME DERIDIPLOMIKE . ... - Komunikimi Ndërkombëtar - 40 000 den.
Read more

Komunikimi ne biznes - Universiteti Publik i Prizrenit ...

Komunikimi ne biznes Arritja e suksesit ne biznes, ne ditet tona, ... Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, ...
Read more