advertisement

katedralja e parisit

50 %
50 %
advertisement
Information about katedralja e parisit
Books

Published on March 16, 2014

Author: denaldavejuka

Source: slideshare.net

Description

Analize e librit "Katedralaja e Parisit"
advertisement

Titulli: Analizë e librit “Katedralja e Parisit” Punoi: Denalda Vejuka 1

PLATFORMA Hyrja 3 Zhvillimi: -Përmbajtja e veprës 4 -Koment: Shtylla e Turpit 5 6 -Mjedisi ku zhvillohen ngjarjet 7 -Figura letrare 8 -Idea kryesore 8 Mbyllja -Bibliografia 9 2

Hyrja Kryevepra e Hygoit të madh, një libër që jo vetëm të tërheq me fjalën e ndezur e të figurshme, por edhe me subjektin e jashtëzakonshëm. Një libër që për shumë vite e shekuj u bë model dhe i tillë ka për të mbetur kurdoherë… Ne kete punim do te trajtoj keto pika: -Përmbajtja e veprës -Koment: Shtylla e Turpit -Mjedisi ku zhvillohen ngjarjet -Figura letrare -Idea kryesore 3

Zhvillimi * Përmbajtja e veprës Më 6 janar 1482, në Festën e Budallenjve, në Paris, Kuazimodo zgjidhet Mbreti i Budallenjve, si personi më i shëmtuar i Parisit. Esmeralda, një cigane e bukur, me një zemër të butë dhe bujare, kap zemrat e shumë njerëzve duke përfshirë edhe ato të kapiten Febysit dhe të një poeti të varfër, Pier Grenguarit, por veçanërisht ato të Kuazimodos dhe të babait të tij në shpirt, Klod Frolloit. Frollo kishte mbetur në mes dy zjarresh, në mes të dashurisë dhe të rregullave kishtare. Ai e urdhëron Kuazimodon ta rrëmbejë Esmeraldën, por Kuazimodo papritur kapet nga kapiten Febysi dhe rojet e tij, i cili e shpëton Esmeraldën. Kuazimodo dënohet me dy orë qëndrimi në shtyllën e turpit. Ai bënë thirrje për ujë. Esmerlada, duke e parë etjen e tij, i jep të pijë ujë. Ajo e shpëton atë dhe e kap zemrën e tij. Më vonë, edhe Esmeralda akuzohet për tentativë vrasje ndaj Febysit, të cilin në fakt Frollo kishte tentuar ta vrasë, pasi e sheh atë duke dashur të vë dorë mbi Esmeraldën, e cila dënohet me vdekje me varje. Duke e dërguar atë tek trekëmbëshi, Kuazimodo zbret poshtë përmes një litari të NotreDamit dhe e fut atë brenda katedrales, nën ligjin e strehimit. Klopini, një interpretues rrugësh, i fton endacakët tjerë në rrethimin e katedrales dhe në shpëtimin e Esmerladës. Kur i sheh Kuazimodo, i cili supozon se ata janë aty për ta lënduar Esmeraldën, i përvishet largimit të tyre. Mirëpo Esmerlada shpëtohet nga Frollo dhe burri i saj i rremë, Grenguari. Por pas edhe një përpjekjeje të dështuar për të fituar dashurinë e saj, Frollo e tradhton atë duke e dorëzuar tek ushtarët dhe e shikon varjen e saj. Kur ai qesh gjatë varjes së Esmeraldës, Kuazimodo e shtyn atë nga lartësitë e Notre Damit, në vdekjen e tij. Kuazimodo pastaj shkon tek trekëmbëshi i madh i Monofokinit dhe shtrihet ngjitur me kufomën e Esmeraldën, ku e kishin hedhur pas ekzekutimit. Rreth 2 vite më vonë, i gjejnë dy skelete të përqafuara, të cilat kur përpiqen t’i ndajnë, kthehen në pluhur. 4

*Koment: Shtylla e Turpit Pjesa na njah me dy fig kryesore te romanit,Kuazimodon dhe Esmeralden,si dhe me nje feste mesjetare te pershkruar me vertetesi nga Hygoi.Ne kete feste kendohej,vallzohej ,beheshin lodra te ndryshme,beheshin procesione,jepeshin shfaqje te ndryshme ne sheshin para kishes. -Kuzimodoja nuk e di aspak perse ndodhet i lidhur ne shtyllen e turpit,ndersa turma kureshtare rreth tij po kenaqet nga lumturia,duke mare pjese gjithe shend ne masaker. -Autori e pershkruan Kuazimodon me tere shemtine e tij fizike.Ai eshte gungac,shurdh me fytyre te neveriteshme,me nje sy prej Ciklopi,me nje sy te thare e te bunavitur,me dhembe te dale jashte gojes,me buze te nxira,. Nje pershkrim i tille mbetet ne mendjen e lexuesit,sepse para syve te tij shfaqet me mjeshteri nga autori,nje fytyre qe ska si te jete me e shemtuar.Mjeshteria e autorit qendron ne faktin se cilesite e Kuazimodos i jep dale nga dale gjate tregimit, duke i evidentuar ne rastin me te pershtatshem te tregimit te tij -Turma ndaj Kuazimodos sillet e egzaltuar, duke shprehur urrejtjen e saj, ndaj ketij gungaci te mbrapshte.Kuazimodoja ne fillim eshte kercenues ndaj turmes,por me pas e ndjen qe eshte i pafuqishem ndaj saj,dhe ne fund ,kur kerkon uje,kerkon meshire dhe ndihme prej saj. -Roli i Esmeraldes eshte; te percjelle miresi ne kete episod.Gjesti i saj simbolizon bukurine e saj shpirterore -Sjellja e turmes eshte nje sjellje qe kushtezohet nga shemtia dhe bukuria.Ne fillim ajo shfaqet urrejtese ndaj Kuazimodos se shemtuar,me pas miratuese ndaj veprimeve njerezore te Esmeraldes -Shkrimi i Hygoit dallohet per forcen evokuese .Kete e shohim tek borxhet e vjetra qe kishte Kuazimodoja me turmen,si dhe per forces sugjestionuese,kete e shohim tek ndikimi i Esmeraldes ndaj emocioneve te turmes me veprimet e saj. -Me keto mjete ai synon te prodhoje emocione te fuqishme,Shperthimin emocional te heronjve te tij ,autori e pergatit gjithashtu shkalle shkalle,si ndodh edhe tek Kuazimodoja.Atij ju desh rreth nje ore e gjysem durim te torturave, per tu vene perballe Esmeraldes e gjestit te saj,per te provuar emocione ,qe si kishte provuar kurre me pare ne jete. -Antiteza i sherben shkrimtarit romantik per te vene perballe njeri-tjetrit dy realitete te kunderta,duke krijuar efekte te forta emocionale te lexuesi,si dhe per te krijuar situata sa me te cuditeshme ne funksion te parimit themelor te romantizmit,ate te personazheve te jashtezakonshem ne rrethana te jashtezakonshme.sipas meje tre jane antitezat e kesaj pjese: 5

-Kuazimodoja i vetem perballe turmes. -Bukuria e Esmeraldes perballe shemtise se Kuazimodos. -Qendrimi i Esmeraldes perballe atij te at Frolos -Hiperbola eshte figura e preferuar e romentikeve.Edhe me ane te kesaj figure mund te realizohet e jashtezakonshmja qe permendem pak me lart 1-Ate fytyre te zymte te ngarkuar perhere e me shume me nje elekrticitet,qe shperthente me njemije vetetima nga syri i tij prej ciklopi. 2-Befas ai filloi te perpelitej ne prangat e tijme aq rrembim,saqe u drodh e gjithe ndertesa mbi te cilen qendronte. 3-Syri i Kuazimodos shkrepetiu. Nepermjet ketyre hiperbolave autori krijon tek lexuesi efektin e tronditjes shpirterore per gjendjen e rende ne te cilen dodhet personazhi dhe reagimin e jashtezakonshem qe shkaktonte tek ai kjo gjendje Metafora vleresohet si nje figure letrare qe i jep nje drejtim te vecante objektit te emertua.Ne tekst tri metafora kuptimplote jane: 1-Duke e armatosur kete me thumbin e talljes.(turma ishte lenduese ndaj Kuazimodos) 2-Reja e zeze mbuloi fytyren e Kuazimodos.(Deshperimi i Kuazimodos) 3-Nuk mund t'i debonte vetem me veshtrime ato miza qe i pickonin plagen.(Pafuqia e Kuazimodos ,ndaj atyre qe i shkaktonin dhimbje) 6

*Mjedisi ku zhvillohen ngjarjet Katedralja Objekti i kishës nuk është vetëm përmendore arkitektonike, por një gjigant i gjallë që jeton i paprekur nëpër periudha të ndryshme të historisë dhe që nën gjunjtë e së cilës përkulen gjenerata të shumta njerëzore. “Kisha është një Simfoni e krijuar në gurë, një sajim i njeriut dhe popullit, e veçantë dhe e ndërlikuar në të njëjtën kohë”.Ajo gjithashtu merr kuptim hyjnor dhe jeton e paprekur deri në amshim.Forcën e saj e plotësojnë Frolo dhe Kuazimodo që janë rritur dhe moshuar mes mureve të saj.Kisha është vepër e krijuesit të saj, por populli është murator. Në qendër të librit kemi Esmeraldën që kishte lindur në hapësira të gjëra dhe të padjallëzuara dhe jashtë zhurmës së qytetërimit. Me aq pasion sa edhe Katedralës, autori u çaset edhe personazheve kryesore të cilat vuajnë, luftojnë dhe argëtohen pranë këmbëve vigane të saj. Dy njerëz që jetonë nën kupolën e Katedrales , fatin e kanë të lidhur me Esmeraldën dhe me muret e errëta të asaj kishe.Ata janë dy shpirtëra të vetmuar të cilëve Katedralja u bënë shoqëri të përhershme. 7

*Figura letrare Figurat letrare ne kete pjese jane te shumta por ajo me kryesorja eshte kontrasti. Kontrastin e gjejme tek: E bukura perballe te shemtuares. E keqja perballe te mires. Dashuria perballe urrejtjes. *Idea kryesore Nuk duhet asnjehere te gjykojme te tjeret nga pamja e jashtme aq me shume ti fyejme ose ti tallim por duhet te tregojme respekt, dashuri, dhembushuri dhe ti ndihmojme sado pak. 8

Mbyllja *Bibliografia Titulli: Katedralja e Parisit Origjinali: Notre Dame de Paris Gjinia: Roman Autori: Viktor Hygo Shqipëroi: Bujar Doko Shtëpia botuese: Mësonjëtorja Viti: 2002 Fq. 438 Pesha: 0.47 kg 9

Add a comment

Related presentations

Related pages

Katedralja e Parisit by Chantal Serjani on Prezi

Personazhet Personazhet Katedralja e Parisit Ai eshte nje nder personazhet negativ në këtë libër. Qëndrimi i tij i ashpër dhe eksperimentet e tij ...
Read more

Katedralja e Parisit - YouTube

Projekti i letersise mbi librin e Viktor Hygo "Katedralja e Parisit
Read more

Notre Dame de Paris - Katedralja e Parisit (Project) - YouTube

School Project Student: Gledi Culiqi School: PNL (Petro Nini Luarasi) Class: X d About the Video Format: 1280x720 (HD) Quality: Good ...
Read more

Katedralja e Parisit- Notre Dame (Viktor Hygo) - Gjimnazi ...

Më 6 janar 1482, në Festën e Budallenjve, në Paris, Kuazimodo zgjidhet Mbreti i Budallenjve, si personi më i shëmtuar i Parisit. Esmeralda, një ...
Read more

Katedralja e Parisit - scribd.com

Katedralja e Parisit. Pjesa na njeh me dy fig kryesore te romanit,Kuazimodon dhe Esmeralden,si dhe me nje feste mesjetare te pershkruar me vertetesi nga ...
Read more

Realizimi i romanit "Katedralja e Parisit në ekran" by ...

Transcript of Realizimi i romanit "Katedralja e Parisit në ekran" Edhe pse filmi në përgjithësi i qëndron besnik romanit, vihen re ndryshime, jo ...
Read more

Parisi - Wikipedia

Parisi zyrtarisht numëron 2.138.551 banorë, ndërsa në krahinën e Parisit ... Katedralja e Notre-Dame ishte qendra e parë e arsimit të lartë, ...
Read more

Titulli: Katedralja e Parisit - YourLiterary.com

Kuazimodo dhe Esmeralda, dy njerez te pafat, dy jetim te diskriminuar, dy shpirtra te paster por kaq ndryshe. Kuazimodo cilesohej nga njerezit si nje qenie ...
Read more