JSON-RPC- Shqip

50 %
50 %
Information about JSON-RPC- Shqip
Technology

Published on March 4, 2014

Author: yllferizi

Source: slideshare.net

Universiteti për Biznes dhe Teknologji Niveli Master Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë Ese Tema: JSON-RPC (JavaScript Object Notation Remote Procedure Call) Lënda: Concurrent and Distributed Systems Studenti: Profesori: Yll Ferizi Dr. Xhafer Krasniqi Prishtinë, 2014

Hyrje Pasi që Interneti po bëhet gjithnjë e më shumë i rëndësishëm kemi një rritje eksplozive të informacionit në Botë . Për tu përballur me të dhëna të tilla, një mjedis i sistemeve të automatizuara dhe ndërvepruese është i domosdoshëm . Komunikimi ne mes te këtyre shërbimeve realizohen ndërmjet një klienti dhe një serveri . Ndërveprimi përfshin klientin i cili e dërgon janë mesazh për të bërë kërkimin me disa parametra në server për të ekzekutuar një procedurë, dhe serverët i kthen një përgjigje pas klientit . Kjo quhet Remote Procedure Call ( RPC ) . Një mënyrë alternative për realizimin e komunikimit në mes te një klienti dhe një serveri është Java Script Object Notation Remote Procedure Call (JSON-RPC). Në JSON - RPC mesazhet janë të koduara në JSON, i cili është një format për paraqitjen e të dhënave, serializimin dhe shkëmbimin e tyre me qëllim të njëjtë sikur te Extensible Markup Language ( XML ) . JSON është pjesë e standardit JavaScript por është e pavarur nga gjuha . Java Script Object Notation (JSON) është shumë e thjeshtë dhe për këtë arsye e lehtë për të gjeneruar, analizuar dhe nxënë pak vend në memorie. 1

Përmbajtja Fenomeni i shkëmbimit të të dhënave ne web pas promovimit te web 2.0, është pare i suksesshëm dhe po vazhdon te mbi ndërtohet me protokolle te reja dhe metoda te reja vazhdimisht, dhe ky proces quhet ndërveprim. Dihet se ekzistojnë shume mundësi te cilat mundësojnë ndërveprimin, por me e njohura dhe me gjenerale është teknika RPC. Remote procedure call (RPC) është një teknologji që lejon një program kompjuterik për të shkaktuar qe një procedure të ekzekutohet në një tjetër hapësirë te adresave (zakonisht në një kompjuter tjetër në një rrjet të përbashkët) pa programerin i cili në mënyrë eksplicite duhet të merret me kodimin e detajeve për këtë ndërveprim të largët . Tradicionalisht, veglat më të përdorura për të implementuar RPC teknikat janë: ONC RPC, Corba, MSRPC, Java RMI, XML-RPC, SOAP. Në vitet e fundit, ka evoluar një teknologji e re e cila u bë e qëndrueshme, shumë interesante për inkapsulimin e të dhënave komplekse në një logjikë të lehte dhe një format të thjeshtë: JSON. 1JSON (JavaScript Object Notation) është një format i lehtë për shkëmbim të të dhënave. Është e lehtë për njerëzit për t’u lexuar dhe për t’u shkruar. Është e lehtë për makina për ta bërë parse dhe për ta gjeneruar. Përveç të qenit e lehtë për t’u lexuar për njerëzit dhe makinat, JSON nuk ka nevojë të specifikojë llojin e variablave të përfshira. Ky fakt e bën JSON një format te strukturuar më portabil në skenën e ndërveprimit. 2Pas suksesit të JSON, një teknikë e tjetër ka lindur e njohur me emrin RPC, duke ndjekur idenë e XML-RPC dhe duke marrë emrin JSON-RPC. JSON-RPC është projektuar për të qenë i thjeshtë. 1 2 http://www. json.org http://www. json-rpc.org 2

Si funksionon JSON-RPC JSON - RPC punon duke dërguar një kërkesë tek një server, duke e zbatuar ketë protokoll . Klienti në këtë rast është një softuare duke synuar për të thirrur një metodë të vetme të një sistemi të largët . Parametrat e shumëfishta të dhëna mund të kalojë në metodën e largët si një grup apo objekt , ndërsa vet metoda mund të kthen e të dhënave të shumta si rezultat i kësaj. 3 Kur përdorni HTTP, përmbajtja e tipit mund të definohet si application/json. Kjo përdor JSON (Javascript Object Notation, RFC4627) si format për serializim dhe një TCP rrjedhje të thjeshtë ose HTTP si një mekanizëm transporti. Të gjitha tipet e transferove janë objekte të vetme të serializuara duke e përdorur JSON. JSON-RPC ndërveprimi JSON-RPC përcakton dy modele të këmbimit te mesazhit, që mbështesin shumica e skemave të zakonshme te ndërveprimit peer2peer. A. Kërkesë-Përgjigje: JSON peer i cili dërgon inicion një metodë në peer e largët JSON, me një kërkesë JSON. Peer i largët kthen prapa një mesazh JSON si përgjigje. B. Njoftim: peer dërgues e dërgon një mesazh të vetëm njoftimit. Nuk ka asnjë mesazh përgjigje. 3 http://en.wikipedia.org/wiki/JSON-RPC 3

Opsionet e transportit për JSON-RPC JSON nuk kërkon një protokoll të veçantë të transportit. JSON-RPC përcakton 2 protokolle të transportit për të përcjellë mesazhe JSON. A. TCP stream (është transport i parazgjedhur): Transporti i parazgjedhur JSON-RPC është një TCP rrjedhje e thjeshte (JSON-RPC shkëmben objektet e serializuara përmes TCP të thjeshtë). B. HTTP lidhja: Këtu një HTTP lidhje përdoret si një kanal për transport. HTTP-kërkesa përdoret si një kontejner për transport për JSON-request (REQ), JSON- responses (RSP) dhe JSON- notification (NUK) mesazhet që janë dërguar nga JSON-peer me HTTP klientin. Po kështu HTTP- response është përdorur për transportimin e JSON- messages nga JSON-peer me HTTP server. Nuk ka mapping te JSON- request në HTTP- request. HTTP është thjesht mekanizmi i transportit. 4

JSON-RPC 2.0 implementimi Shënimet: --> Shënimet dërgohen tek JSON servisi <-- Shënimet vijin nga Data JSON servisi RPC call me parametra: --> {"jsonrpc": "2.0", "method": "subtract", "params": [84, 42], "id": 1} <-- {"jsonrpc": "2.0", "result": 42, "id": 1} RPC call me parametra te emërtuar: --> {"jsonrpc": "2.0", "method": "subtract", "params": {"subtrahend": 42, "minuend": 84}, "id": 3} <-- {"jsonrpc": "2.0", "result": 42, "id": 3} Njoftimi: --> {"jsonrpc": "2.0", "method": "update", "params": [1,2,3,4,5]} RPC call me JSON jo valid: --> {"jsonrpc": "2.0", "method": "foobar, "params": "bar", "baz] <-- {"jsonrpc": "2.0", "error": {"code": -12345, "message": "Parse error."}, "id": null} RPC call batch (Kërkesat e shumta JSON vendosur tek një pako JSON): --> [ {"jsonrpc": "2.0", "method": "sum", "params": [1,2,4], "id": "1"}, {"jsonrpc": "2.0", "method": "notify_hello", "params": [7]}, {"jsonrpc": "2.0", "method": "subtract", "params": [42,23], "id": "2"}, {"foo": "boo"}, {"jsonrpc": "2.0", "method": "foo.get", "params": {"name": "myself"}, "id": "5"}, {"jsonrpc": "2.0", "method": "get_data", "id": "9"} ] 5

Konkluzionet JSON-RPC 2.0 është versioni i fundit i protokollit për RPC i cili është ideal për ndërtimin e web API-ve të cilat janë efikase, standarde dhe të lehta. Ka arsye të forta për të marrë parasysh protokollin JSON-RPC: Nëse kemi një mjedis me aplikacione dhe shërbime të shumta te cilat e përdorin JSON për bartjen e të dhënave, duke e përdorur kështu një protokoll të vetëm i cili është i standardizuar e bën mirëmbajtjen, ndërlidhjen dhe instalimin e aplikacioneve të reja më të lehtë. Në qoftë se ju ofroni shërbime përmes web-it ose shitni aplikacion të bazuar në web teknologji, duke ofruar një ndërfaqe standarde mund ta bëni produktin tuaj më tërheqës për klientët. Protokolli JSON-RPC është i testuar mirë dhe po përdoret dita ditës me shumë e më shumë, e sidomos është i përshtatshëm për teknologjinë mobile. 6

Add a comment

Related presentations

Related pages

JSON - Wikipedia

JSON-RPC; SOAPjr—a hybrid of SOAP and JR (JSON-RPC) JsonML; Binary encodings for JSON BSON; MessagePack; Smile; UBJSON; EXI4JSON (EXI for JSON
Read more

JavaScript Object Notation – Wikipedia

Unterschied zu XML. XML ist eine struktur-beschreibende Sprache, JSON im Gegensatz dazu eine Syntax-Konvention und überhaupt nicht deklarativ. Mit JSON ...
Read more

Yll Ferizi | LinkedIn

View Yll Ferizi’s professional profile on LinkedIn. ... Yll Ferizi; JSON-RPC. JSON-RPC- Shqip. Authors: Yll Ferizi; M-commerce and M-payments.
Read more

JSON — Википедија, слободна енциклопедија

JSON-RPC je RPC protokol izgraden na JSON, kao zamena za XML-RPC ili SOAP. To je jednostavan protokol koji definiše nekolicinu procesa i komandi.
Read more

API - OpenStreetMap Wiki

OpenStreetMap has an Editing API for fetching and saving raw geodata from/to the OpenStreetMap database — this is the entry page for the documentation.
Read more

JSON – Уикипедия

json-rpc е rpc протокол разработен на json, като заместител на xml-rpc или soap. Той е прост ...
Read more

JSON-RPC :: Add-ons for Firefox

JSON-RPC 0.5.1-signed.1-signed by Pascal Jordan. Provides JSON-RPC services for a page script. Download Now This add-on has been marked as experimental ...
Read more

JSONView :: Add-ons for Firefox

Learn why JSONView was created and find out what's next for this add-on. Add-ons for Firefox; Extensions; JSONView ...
Read more