advertisement

Gjergj Kastriot Skenderbeu

50 %
50 %
advertisement
Information about Gjergj Kastriot Skenderbeu
Education

Published on January 28, 2014

Author: OrvenBregu

Source: slideshare.net

Description

Nje prezantim i vogel per Gjergj Kastriot Skenderbeu-n
Jeten e tij . Rikthimi ne Atdhe dhe luftrat kundra Osmaneve
advertisement

Punoi : Orven Bregu

 Skënderbeu lindi në 6 Maj në vitin 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468. Është Heroi Kombëtar I shqiptarëve, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve. Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.  . U mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit që përgatiste komandantë e nëpunës.  Atje mori emrin Iskënder . Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli "bej" që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

 Se bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare te Kastriotëve.  Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.

 Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit ushtarak dallonte me mbretërit e me princët evropianë të kohës. Ndryshe nga veprimtaria ushtarake e tyre, që bazohej mbi trupat mercenare të armatosura rëndë, Skënderbeu u mbështet mbi një ushtri të armatosur lehtë, me lëvizshmëri të madhe e aftësi të lartë goditëse, të formuar kryesisht nga vullnetarë që kishin gatishmëri luftarake dhe shpirt vetëmohimi. Edhe ai vetë luftonte i pangarkuar me armatime të rënda e me krah të shpërvjelur si një ushtar i zakonshëm. Në betejë ai ishte, në të njëjtën kohë, komandant i talentuar dhe ushtar i guximshëm, që me shembullin e tij bëhej burim frymëzimi për luftëtarët shqiptarë. Edhe në jetën e përditshme Skënderbeu ishte i thjeshtë dhe kohën e kalonte kryesisht me bashkëluftëtarët e tij, duke bërë jetë ushtari.

 Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405-17 janar 1468) personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij: luftën më se njëshekullore të tyre kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV - fillimi i shek. XVI) për mbrojtjen e tokës, të pasurisë e të lirisë. Nën udhëheqjen e tij lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë të lartë e të organizuar, shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare të tyre. Figura e tij paraqet një nga ato raste, jo të shpeshta në histori, kur shtresat e ndryshme shoqërore të një kombi takohen me një personalitet të shquar, në të cilën gjejnë shprehjen e vet aspiratat e vetitë e tyre më të mira dhe që për këtë arsye bëhet simbol i bashkimit kombëtar dhe i luftës së tyre të përbashkët  Ai e kuptoi, më qartë se kushdo tjetër, detyrën që shtronte çasti historik: nevojën e bashkimit politik si kusht kryesor për të realizuar mbrojtjen e interesave të të gjitha shtresave shoqërore, të pasura e të varfra, të kërcënuara tashmë prej pushtuesve osmanë në çështjet jetike.

 Pa dyshim qe Gjergj Kastriot Skenderbeu eshte nje nga figurat kryesore te historise sone. Si figure e tille, ai ka frymezuar dhe eshte bere personazh kryesor i shume krijimeve folklorike si kenge, legjenda e mite te ndryshme. Shume autore shqiptare dhe te huaj e kane trajtuar figuren e Skenderbeut ne veprat e tyre, por persa i perket krijimeve folklorike te kohes se Skenderbeut, numri i tyre qe ka arritur deri ne ditet tona, fatkeqsisht eshte i paket. Kane mbetur vetem tre kenge dhe kenga e Gjorg Golemit, ku permendet emri i Skenderbeut. Megjithate, vete fakti se elemente te kengeve te vjetra rreth Skenderbeut gjenden ne folklorin arberesh te Italise, deshmon ekzistencen e tyre. Shkaku nuk eshte vetem koha e larget e krijimit te tyre, por perpjekjet gjate pushtimit te gjate otoman per ta fshire nga historia kete figure te shquar. Mungesen e kengeve e kane mbushur tregimet e shumta qe kane kaluar brez pas brezi, dhe flasin per kete periudhe te lavdishme te historise. Nderkohe, autor te ndryshem i kane perdorur keto krijime. Nje nder to, eshte Jeronim De Rada me “Rapsodia di un poema albanese.Nje shkrimtar eshte Marin Barleti me vepren e tij

 Rëndësia e epokës së Skënderbeut në rrafsh ndërkombëtar qëndron në atë që lufta e shqiptarëve për liri rreth një çerek shekulli, pengoi vërshimin osman drejt Evropës Perëndimore, shpëtoi Perëndimin nga një kërcënim serioz. Kjo është arsyeja që figura e heroit shqiptar është nderuar e nderohet aq shumë në të gjithë botën e qytetëruar. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore dhe historike që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare. Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës.

 Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare

Add a comment

Related presentations

Related pages

Skanderbeg – Wikipedia

Skanderbeg wurde schon zu Lebzeiten in ganz Europa berühmt. Papst Kalixt III. ernannte Gjergj Kastrioti einen Tag vor Heiligabend des Jahres 1457 zum ...
Read more

Skënderbeu - Wikipedia

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte ... Histoire de Georges Castriot Surnomé Skenderbeu, Roy d'Albanie, 1576), dhe në spanjisht nga Juan Ochoa de la ...
Read more

Albanien Gjergj Kastrioti Skanderbeg - timediver.de

timediver®, Albanien, timediver,Geschichte ... 1423. Gjergj wird nach einer Niederlage seines Vaters mit seinen drei Brüdern zum zweiten Mal als Geisel ...
Read more

Gjergj Kastrioti Skenderbeu | Facebook

Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Krujë. 123,162 likes · 7,034 talking about this. "Mbreterine dhe kete qytet nuk jua dhashe une, po ju ma dorezuat mua. Armet...
Read more

Gjergj Kastriot Skenderbeu - YouTube

Gjergj Kastriot Skenderbeu Unser Held Unser Krieger, Unser Bester.
Read more

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu - Augustin Uka - YouTube

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ... NIK CARKU - GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU ( Cesk Ulaj video) - Duration: 4:33. CeskUlaj1 400,251 views.
Read more

Gjergj Kastriot Skenderbeu | Facebook

Gjergj Kastriot Skenderbeu. 1,614 likes · 33 talking about this. Nje faqe ku mund te diskutojme per figuren Madheshtore te Skënderbeut por edhe per...
Read more

Konjak Skenderbeu

5.1 "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" - VS - BRANDY bottle (color green) of 0.75 L - ( Cognac "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" - VS BRANDY- ). Price EX WORKS ...
Read more

Skenderbeu-Kosova - Über uns

Gjergj Kastrioti genannt Skanderbeg (albanisch Skënderbeu) wurde am 6. Mai 1405 in der Region Dibra (Diber) geboren und starb am 17. Januar 1468 in Lezh ...
Read more

Fürstentum Kastrioti – Wikipedia

Das Fürstentum Kastrioti (albanisch: Principata e Kastriotit) war ein von 1389–1444 bestehendes, vom Adelsgeschlecht der Kastrioti beherrschtes ...
Read more