Gjeografia turistike e shqiperise vol 4

50 %
50 %
Information about Gjeografia turistike e shqiperise vol 4
Templates & Forms

Published on February 8, 2014

Author: hoteleritourismalbania

Source: slideshare.net

SHTËPIA BOTUESE E TEKSTEVE MËSIMORE TIRANË, 2013

Teksti është miratuar dhe financuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. E përshtati Alma Mastaka Botues: Shtëpia Botuese e Teksteve Mësimore (BOTEM) Adresa: Rruga e Durrësit, Nr. 219, Tiranë, Shqipëri : + 355 4 2225659; botem2012@yahoo.com Botimi i parë, maj 2008 Ky material është hartuar në kuadrin e projektit Agri-AL ose TOUR-reg financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC). Kontakt: k-education Austria, Project Office Tirana, Rruga “Naim Frashëri”, nr. 37, Tiranë Redaktimi letrar Nirvana Lazi Arti grafik dhe kopertina Nirvana Lazi © Shtëpia Botuese e Teksteve Mësimore, 2013. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shumëfishimi me çdo mjet apo formë pa lejen me shkrim të botuesit.

PË R M BA J T J A KREU I TURIZMI-MUNDËSI E MIRË PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË SHQIPËRISË 1. Kuptimi i rëndësisë së turizmit për Shqipërinë 2. Vendi i turizmit krahas degëve të tjera të ekonomisë së Shqipërisë 3. Situata e përgjithshme në Shqipëri dhe rajon. Ndikimi në zhvillimin e turizmit 6 7 10 12 KREU II OFERTA GJEOGRAFIKE-NATYRORE E SHQIPËRISË NË FUSHËN E TURIZMIT 16 1. Roli i pozitës gjeografike të Shqipërisë në zhvillimin e turizmit 2. Larmia e formave të relievit me atraktivitetin e tyre në turizëm 3. Klima mesdhetare e Shqipërisë. Rëndësia e saj në zhvillim e turizmit 4. Pasuria ujore e Shqipërisë dhe ndikimi i saj turistik 5. Bota e pasur bimore e shtazore. Roli i tyre në turizëm 6. Rajonet gjeografike të Shqipërisë dhe potencialet natyrore të tyre në turizëm 7. Probleme të mjedisit dhe turizmit në Shqipëri 8. Bilanci ekologjik i Shqipërisë dhe turizmi 17 19 21 24 29 33 38 41 KREU III OFERTA GJEOGRAFIKE-KULTURORE E SHQIPËRISË NË FUSHËN E TURIZMIT 44 1. Pasuria kulturore e Shqipërisë në fushën e turizmit 2. Motivet antropogjene të Shqipërisë si faktor me rëndësi në lëvizjen turistike 3. Turizmi qytetar dhe qytetet shqiptare 4. Objektet historiko–kulturore të Shqipërisë dhe rëndësia e tyre turistike 5. Vlerësimi i motiveve etnosociale të Shqipërisë në fushën e turizmit 6. Prodhimet artizanale të Shqipërisë si formë e tregtisë turistike 4 4 45 50 52 59 65 70

KREU IV HISTORIKU I ZHVILLIMIT TË TURIZMIT NË SHQIPËRI 76 1. Turizmi në Shqipëri deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore 2. Periudha 1945-1990 dhe vendi i turizmit në të 3. Kushtet e reja për zhvillimin e turizmit pas vitit 1990 4. Hapësira e prejardhjes së turistëve të huaj në Shqipëri 5. Prirjet e popullit shqiptar për zhvillimin e turizmit 6. Motivet e lëvizjes turistike në Shqipëri 7. Treguesit sasiorë të zhvillimit të turizmit në Shqipëri 77 78 80 84 86 91 94 KREU V RAPORTET MES EKONOMISË, POPULLSISË DHE TURIZMIT NË SHQIPËRI 100 1. Kuptimi i rolit të politikës turistike në Shqipëri 2. Roli i institucioneve turistike në Shqipëri 3. Masat politiko turistike dhe efektet e tyre 4. Prespektiva e politikës turistike për Shqipërinë 101 107 111 114 TEST (kreu IV - kreu V) 11 8 KREU VI PASOJAT DHE EFEKTET GJEOGRAFIKE TË TURIZMIT NË SHQIPËRI 122 1. Efektet gjeografike dhe ekologjike të turizmit në Shqipëri 2. Efektet e turizmit në Shqipëri 123 127 KREU VII PROBLEMET E SOTME DHE E ARDHMJA E TURIZMIT NË SHQIPËRI 132 1. Avantazhet dhe disavantazhet e zhvillimit të turizmit në Shqipëri 2. Roli i infrastrukturës në zhvillimin e turizmit në Shqipëri 3. Strategjia e zhvillimit të turizmit në Shqipëri 4. Zonat me përparësi në zhvillimin e turizmit 5. Fazat kryesore të zhvillimit të turizmit 6. Harta e ardhshme turistike e Shqipërisë 133 137 140 144 146 148 FJALORTH 151 LITERATURA E SHFRYTËZUAR 153 5 5

KREU I TURIZMI - MUNDËSI E MIRË PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË SHQIPËRISË Në kreun I argumentohet vendi i turizmit për Shqipërinë, si një aktivitet me rëndësi ekonomike, sociale, mjedisore etj., që ka ardhur duke u rritur pas vitit 1990, me hapjen e Shqipërisë drejt Europës dhe botës. Turizmi vlerësohet sot si një nga sektorët më me perspektivë të ekono misë shqiptare, i cili mund të luajë rolin e nxitësit të ekonomisë në të ardhmen. Duke vlerësuar rëndësinë e turizmit studiohet lidhja e tij me degët e tjera të ekonomisë, si dhe ndikimet e ndërsjella që vijnë nga kjo lidhje. Gjithashtu analiza e situatës turistike në rajon do të shërbejë për të vlerësuar lidhjet e turizmit shqiptar me vendet e rajonit. Objektivat  Rëndësia që paraqet turizmi për Shqipërinë.  Përcaktimi i raporteve ndërmjet turizmit dhe degëve të tjera të ekonomisë në Shqipëri.  Vlerësimi i situatës së përgjithshme në Shqipëri dhe në rajon, si dhe ndikimi i saj në zhvillimin e turizmit. 6

G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë 1 Kuptimi i rëndësisë së turizmit për Shqipërinë Turizmi sot është një nga dukuritë më masive i cili nga viti në vit përfshin miliona njerëz në tërë botën, duke përbërë një nga degët me rëndësi ekonomike e cila u siguron vendeve me turizëm të zhvilluar miliona dollarë të ardhura. Vendet e Mesdheut ku bën pjesë edhe vendi ynë kanë treguar një interes të vazhdueshëm për zhvillimin e turizmit, nga i cili kanë siguruar të ardhura të mëdha që kanë ndikuar në rritjen e mirëqenies së popullsisë, në fuqizimin e tyre ekonomik, gjithashtu edhe në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit. Zhvillimi i turizmit në Shqipëri bëhet i mundur nga pasuritë e shumta dhe të shumëllojshme, nga pozita e favorshme gjeografike, nga klima e përshtatshme, ujërat termale dhe termominerale. Gjithashtu zhvillimi i turizmit bëhet i mundur edhe nga pasuritë historike kulturore etj. Në mjedisin e vendit tonë ka mundësi që të zhvillohen disa lloje turizmi si: turizmi balnear, kurativ, sportiv, malor etj. Por të gjitha këto pasuri më parë janë vënë fare pak në shfrytëzim dhe turizmi ishte në nivelin më të prapambetur, për shkak të qëndrimit dhe të politikave të gabuara që janë zbatuar në këto drejtime. Rëndësia ekonomike e turizmit Turizmi sot konsiderohet si degë kryesore dhe me përparësi, e cila do të sigurojë zhvillimin ekonomik të vendit e rritjen e nivelit të jetesës së popullsisë shqiptare. Megjithatë në ditët e sotme ai nuk është në nivel të tillë zhvillimi që çdo kush do ta dëshironte. Për të siguruar arritjen e nivelit të dëshiruar po punohet shumë si nga shteti shqiptar dhe nga sektori privat. Shteti me një sërë projektesh të tij po mundohet që turizmi në Shqipëri të arrijë nivele të larta dhe të pranueshme nga turistët e huaj, të cilët kur të vijnë për të pushuar, të largohen me përshtypjen më të mirë. 7

KREU 1 Turizmi mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë Shteti po punon për ngritjen e fshatrave turistikë të cilët do t’i japin një avantazh shumë të mirë turizmit në Shqipëri. Po kështu edhe sektori privat po punon nëpërmjet investimeve të mëdha që po bën në turizëm. Sektori privat ndikon në zhvillimin e turizmit edhe nëpërmjet krijimit të një numri të madh agjencish udhëtimi të cilat mundësojnë vendosjen e lidhjeve me agjencitë e huaja dhe ardhjen e turistëve në Shqipëri. Pra në kushtet e një industrie jo të zhvilluar dhe të një bujqësie që kërkon investime, turizmi është degë e rëndësishme e ekonomisë, të ardhurat e të cilit do të ndikojnë dhe në zhvillimin e tyre nëpërmjet investimeve. Të ardhurat që sigurohen nga turizmi janë të menjëhershme dhe me vlera të mëdha. Rëndësia sociale e turizmit Sektori turistik krijon vende pune të cilat kërkojnë punonjës të kualifikuar e të specializuar. Në kushtet e Shqipërisë, kur industria po zhvillohet me ritme të ngadalta e kur në të punon një pjesë e vogël e fuqisë punëtore, kur fenomeni i braktisjes së fshatit e punës në të po bëhet gjithnjë e më masiv, punësimi në turizëm, ku niveli i të ardhurave është më i lartë se në sektorët e tjerë, përbën një ngasje e tërheqje të vazhdueshme për rininë shqiptare. Në këtë mënyrë turizmi arrin të zbutë papunësisë që përbën një dukuri shqetësuese e me përmasa të konsiderueshme për shoqërinë shqiptare. Duke qenë se në Mesdhe përqendrohen çdo vit rreth 35% e gjithë udhëtimeve turistike të botës, me potencialet e rëndësishme natyrore, kulturore dhe historike, Shqipëria ka mundësi që së shpejti të zërë një vend të rëndësishëm në këtë rajon. Rëndësia e turizmit në njohjen e kulturave, të historisë dhe gjuhëve Ai krijon mundësinë për zhdukjen e barrierave e pengesave dhe në vendosjen e urave te bashkëpunimit e lidhjes midis popujve. Duke qenë një vend i izoluar për një kohë të gjatë, Shqipëria, nëpërmjet turizmit u ofron të huajve mundësinë e njohjes dhe vlerësimit të kulturës dhe historisë së saj. Po kështu shqiptarët mund të njohin e vlerësojnë nga afër arritjet më të rëndësishme të kulturës botërore. Rëndësia mjekësore dhe kuruese e turizmit Në vendin tonë ka shumë qendra kurative të sëmundjeve të ndryshme si ato të reumatizmit, frymëmarrjes, zemrës etj. Pranë këtyre qendrave shërbejnë ekipe të specializuara mjekësh të cilët janë në dispozicion të pushuesve, që zakonisht 8

G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë vuajnë nga sëmundje të ndryshme, për rehabilitimin dhe kthimin e tyre në jetën normale. Të tilla janë: burimi i Glinës, burimet e Postenanit, llixhat e Elbasanit, të Peshkopisë etj. Rëndësia e turizmit si nevojë shpirtërore Ai ndikon për argëtimin, çlodhjen dhe kalimin e kohës së lirë, prirje kjo gjithnjë në rritje. Dhe në Shqipëri ka hapësira pa fund për plotësimin e këtyre nevojave fizike e shpirtërore. Edhe për shoqërinë shqiptare, si për shoqëritë e sotme të zhvilluara industriale, ai konsiderohet si një faktor i rëndësishëm ekonomik e social që ndikon në evoluimin e shoqërisë. Një turizëm i zhvilluar krijon mundësinë për pushim, argëtim dhe për të kaluar sa më mirë kohën e lirë dhe ana tjetër për kushtet e vendit tonë është sektori ekonomik i një rëndësie të veçantë. Turizmi sot nuk është një luks e privilegj i njerëzve të veçantë, por nevojë fizike e shpirtërore e të gjithë anëtarëve të shoqërisë së sotme moderne. Megjithëse e vonuar, Shqipëria ka mundësinë që nga njëra anë të përfitojë nga eksperienca e vendeve të tjera me turizëm të zhvilluar dhe nga ana tjetër duke e shfrytëzuar këtë eksperiencë të shmangë fenomenet e dëmshme e negative që janë vënë re në to nga zhvillimi i turizmit. Edhe në këtë mijëvjeçar të ri turizmi është një nga dukuritë më dinamike e më të rëndësishme të shoqërisë njerëzore. Ai do ta çojë përpara atë, do të forcojë lidhjet midis njerëzve dhe do të zvogëlojë largësitë. Dhe Shqipëria me mundësitë që zotëron, mund të shkurtojë kohë dhe distancë e të radhitet në vendet më të zhvilluara turistike të rajonit dhe të botës. Pyetje dhe detyrë  Pse është i rëndësishëm turizmi për Shqipërinë dhe si vlerësohet ai?  Ku qëndron rëndësia ekonomike dhe sociale e turizmit? Argumentojeni me shembuj. 9

KREU 1 Turizmi mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë 2 Vendi i turizmit krahas degëve të tjera ekonomike në Shqipëri Turizmi është sot një nga industritë më të mëdha botërore dhe një nga sektorët ekonomikë me rritjen më të shpejtë. Ai përfaqëson një veprimtari që si sektorë të tjerë përdor burime dhe sjell çmime dhe përfitime mjedisore, kulturore dhe shoqërore. Si në vendet e tjera të botës edhe në Shqipëri të ardhurat nga turizmi po rriten nga viti në vit. Duke qenë një dukuri me efekte dhe ndikim të shumanshëm, shumë shkenca merren me studimin shkencor të tij. Në grupin e shkencave ekonomike përmendim: ekonominë turistike, marketingun, drejtimin ekonomik, drejtimin financiar etj. Secila prej degëve të ekonomisë ndikon drejtpërdrejt apo tërthorazi në zhvillimin e turizmit. Duke bërë pjesë mes degëve të sektorit të tretë të ekonomisë ai ka lidhje me degët e tjera të këtij sektori si me hotelerinë, tregtinë, shërbimet etj. Zhvillimi ekonomik i vendit luan një rol të rëndësishëm, për të kryer investime në sektorin turistik si dhe në tërheqjen e turistëve. Në vendin tonë në vitin 1997 si rezultat i situatës politike, u krijua një situatë e rëndë në ekonomi dhe kjo bëri që për një periudhë të caktuar fluksi i turistëve të ishte mjaft i ulët e, si rezultat, të ardhurat që u realizuan nga ky sektor, ishin minimale.  Turizmi në Shqipëri është i lidhur ngushtë me industrinë, ndonëse në pamje të parë efektet negative të saj bien në kundërshtim me zhvillimin e turizmit. Në disa rajone industriale vihen re fenomene negative si zhurma, ndotje e ujërave, mjedisit etj. Por nga ana tjetër zhvillimi i industrisë dhe degëve të veçanta të saj do të ndikojë në modernizimin e tij, nëpërmjet vënies në shfrytëzim të pajisjeve e teknologjisë bashkëkohore.  Turizmi është i lidhur ngushtë me ekonominë bujqësore, e cila ndihmon në plotësimin e nevojave të turistëve me produkte bujqësore dhe blegtorale. Dikur turizmi është nënvleftësuar dhe nuk është treguar kujdesi i duhur për zhvillimin e tij. Ai ishte pak i zhvilluar dhe të ardhurat që realizoheshin prej sektorit turistik ishin të pakta. Vëmendja më e madhe e shtetit përqendrohej në industri, e cila 10

G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë gllabëronte pjesën më të madhe të të ardhurave vjetore që realizoheshin në vend. Po kështu edhe në bujqësi me politikën që u ndoq nuk u realizuan arritje të rëndësishme. Sot, me ndryshimet politike në vend, ka ndryshuar dhe politika e qëndrimi ndaj turizmit. Në grupin e degëve ekonomike ai shihet me përparësi. Si vendet e tjera të rajonit të cilat kanë pak a shumë kushte e rrethana të ngjashme me Shqipërinë dhe që sigurojnë të ardhura të mëdha nga sektori turistik, gjë që ka ndikuar në fuqizimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së popullsisë së tyre, edhe shteti shqiptar po e sheh turizmin me përparësi duke synuar të bëjë turizmin degë parësore të sektorit ekonomik. Interesi i shtetit dhe enteve publike private për turizmin është mjaft i madh për faktin që turizmi është një veprimtari ekonomike që sjell pasuri. Kjo veprimtari ekonomike do ndihmojë në prodhimin, konsumin, shkëmbimin e të mirave dhe shërbimeve duke u bazuar në rolin dhe rëndësinë që ka turizmi ndërkombëtar duke mos lënë pas dore turizmin vendas, për faktin se turizmi vendas luan një rol të rëndësishëm në ekuilibrin e të ardhurave nga vendet ku ato sigurohen në vendet ku ka potencial turistik. Dukuria turistike nga pikëpamja ekonomike përcaktohet si “tërësi e raporteve”ekonomike për të cilat lokaliteti i pushimeve nuk është rezidencë kryesore, as banesë e qëndrueshme e as vend pune i zakonshëm.  Turizmi është i lidhur me transportin. Duke u nisur nga përcaktimi i mësipërm, turizmi evidentohet si veprimtari që karakterizohet kryesisht nga lëvizshmëria, ndaj sektori i transportit ka rëndësi të madhe për turizmin. Nëpërmjet tij bëhet e mundur lëvizja drejt vendeve e zonave turistike. Zhvillimi i mjeteve të ndryshme të transportit do të ndikojë ndjeshëm në strukturat e veprimtarive turistike.  Turizmi është i lidhur me tregtinë, që përmirëson ofertën turistike si dhe me shërbimet në sektorin turistik. Pra, nga të gjitha sa thamë më lart turizmi është degë e rëndësishme e ekonomisë e lidhur dhe e ndërvarur nga degët e tjera, zhvillimi i të cilave ndikon në turizëm, sikurse zhvillimi i tij u jep impuls e inkurajon zhvillimin e tyre. Që turizmi të bëhet degë parësore e ekonomisë duhet ende punë e kohë. Por e rëndësishme është kuptimi i rëndësisë së tij, gjë që vihet re në kujdesin e vëmendjen e duhur që tregohet për zhvillimin e tij. Pyetje  Ç’vend zinte dikur turizmi midis degëve të ekonomisë?  Cili është qëndrimi dhe ç’politikë ndiqet sot për zhvillimin e tij? 11

KREU 1 Turizmi mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë 3 Situata e përgjithshme në Shqipëri dhe rajon Ndikimi në zhvillimin e turizmit Shqipëria është vend mesdhetar me kushte të përshtatshme për zhvillimin e turizmit, jo vetëm nga pozicioni gjeografik dhe prezenca e elementëve fizikogjeografik, por edhe nga fakti se mjedisi mesdhetar është mjaft i njohur për nivelin shumë të lartë të zhvillimit të turizmit. Kjo e bën Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit të parapëlqyera nga turistët europian të cilët kërkojnë temperaturat e larta, detin dhe rërën e Mesdheut. Pavarësisht nga pozicioni i favorshëm gjeografik dhe të qenit pjesë e Mesdheut, plazhet shqiptare kanë qenë pak të frekuentuara nga turistët e huaj. Me ndryshimet politike që ndodhën në Shqipëri në vitet ’90 (shek. XX), të cilat u pasqyruan dhe në ekonomi, turizmi filloi të shihej si degë me përparësi. Nga ekonomia e centralizuar dhe e planifikuar u bë kalimi në ekonominë e tregut bazuar në konkurrencën e lirë dhe pronën private. Para viteve ’90 ekonomia shqiptare cilësohej si më e prapambetura në Europë. Përparësi i jepej zhvillimit të industrisë së rëndë nxjerrëse dhe përpunuese dhe pjesa më e madhe e investimeve bëheshin në këtë sektor. Megjithatë Shqipëria mbeti vend agrar me investime të pakta, kurse sektori i tretë i ekonomisë, ku vend të rëndësishëm zë turizmi, u nënvleftësua dhe ndaj tij nuk u tregua kujdesi i duhur. Sundimi i totalitarizmit dhe tranzicioni i gjatë janë shkaqet kryesore të vështirësive të shumta me të cilat ndeshet sot Shqipëria. Si pjesë e këtyre vështirësive hyjnë edhe ngjarjet e vitit 1997, kur në tërë vendin shpërthyen trazira të mëdha, që e kthyen vendin në gjenden e një luftë civile. Kjo erdhi për shkak të rënies së firmave piramidale. Ndonëse zhvillimi aktual i turizmit shoqërohet me probleme e vështirësi të cilat lidhen me gjendjen e vështirë të infrastrukturës, paqëndrueshmërinë politike, prapambetjen ekonomike, janë të gjitha mundësitë për zhvillim të shpejtë të turizmit në Shqipëri. Ky zhvillim është i lidhur ngushtë me përmirësimin e 12

G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë përgjithshëm të situatës në Shqipëri e rajon, me rritjen e rolit dhe rëndësisë së vendit tonë në hapësirën turistike mesdhetare me vendosjen e marrëdhënieve të mira me këto vende e ndjekjen e një politike të jashtme aktive dhe pjesëmarrëse. Ndonëse faktorët politikë nuk kanë qenë dashamirës ndaj turizmit, ato natyrorë, historikë dhe kulturorë kanë qenë dhe janë bujarë me të. Betejën me faktorët natyrorë e kemi pothuajse të fituar, jo prej zotësisë sonë, por si dhuratë të natyrës. Klima, terreni, pozita gjeografike, lagia nga dy dete na krijojnë nivel të denjë konkurrence me fqinjët tanë, siç janë: Greqia, Mali i Zi, Kroacia, Italia. Në relievin bregdetar të Jonit pothuajse gjatë gjithë vitit deti është blu, ndërsa në zemër të Alpeve, në Lurë dhe në Voskopojë gjatë verës ka dukuri të të gjitha stinëve, edhe pse pranvera e “përshëndet herët” Shqipërinë, kurse vera duket sikur ka marrë hua dhe pranverën e vonshme dhe vjeshtën e hershme. Natyra i grumbulloi në shekuj të gjitha këto pasuri e bukuri dhe i vendosi me radhë atje ku duhet, duke ia falur njeriut që të begatohet, vizitorit e turistit që të çlodhet e të lumturohet. Por si e theksuam nuk mjaftojnë vetëm bukuritë natyrore. Fakti që Franca zë vendin e parë në botë për nga numri i vizitorëve, përveç faktorëve të saj natyrorë që gjenden me bollëk, ka investuar dhe në teknologji, infrastrukturë dhe në burime njerëzore, për të pasur një industri turistike moderne. Turizmi është mjaft i zhvilluar në vendet mesdhetare fqinje me Shqipërinë. P.sh., Turqia tregon hope të mëdha në zhvillimin e turizmit 15-20 vitet e fundit. Greqia e konsideron turizmin si një nga burimet kryesore të ekonomisë dhe plazhet e saj e të Spanjës janë plazhet më të vizituara në Europë, gjë që tregon që infrastruktura e tyre turistike është konform standardeve europiane dhe mundësitë që ofrohen atje përmbushin plotësisht kërkesat dhe dëshirat e turistëve. Kroacia tashmë është afirmuar si një destinacion “diell, det dhe rërë”. Bullgaria reflekton gjendjen e dobët të vendeve të pushimeve në Detin e Zi si rezultat i rënies së cilësisë e standardeve dhe një pozitë më të fortë në sportet dimërore, ku komplekset ofrojnë standarde perëndimore. E njëjta gjë mund të thuhet për Rumaninë, por në një nivel më të ulët. Ndonëse Shqipëria nga ana e saj si një destinacion turistik në zhvillim ofron mundësi si për udhëtime diell dhe plazh, ashtu dhe për udhëtime kulturore dhe sportive, është ende larg të qenit në këto standarde. Turizmi në Shqipëri ka probleme të shumta në infrastrukturë. Vitet e fundit ka pasur investime të mëdha në rrugë, por megjithatë investimet në energji, por edhe 13

KREU 1 Turizmi mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë në rrugë nuk janë ende plotësisht sipas kërkesave të kohës për të pasur një turizëm të zhvilluar dhe elitar. Po t’i referohemi njërës prej pikave më të rëndësishme turistike të vendit – Sarandës– do të vëmë re se ajo është epiqendër e turizmit shqiptar për këto arsye: së pari, për nga produkti turistik që ofron qyteti i Sarandës dhe rrethinat; së dyti, për faktin se ndodhet pranë Korfuzit. Qyteti i Sarandës ofron një potencial turistik me vlera të mëdha. Vetë qyteti me shtrirjen e tij përgjatë gjirit me të njëjtin emër, me klimën e mrekullueshme, me plazhet e shumta dhe të bukura, me parkun arkeologjik dhe natyror të Butrintit, me kalanë e Lëkurësit si pika më e lartë nga ku mund të shihet i gjithë qyteti, me pikën turistike të Ksamilit, është i pakrahasueshëm me qytetet e tjera shqiptare. Ai është unik për nga vlerat e tij turistike. Fakti i të qenit pranë Korfuzit ka anët e tij negative dhe pozitive. Do të ishte gabim po të bazohemi në mundësinë e reklamimit jo të mirë që mund t’i bëhet Sarandës duke e parë si konkurrent dhe pozitive që është dhe me reale, sepse të qenit afër me Korfuzin i jep mundësi Sarandës të bëhet një burim jetësor turistësh dhe sigurisht dhe të ardhurash. Sipas të dhënave, vetëm gjatë një viti ky ishull vizitohet nga një milion vizitorë dhe vetëm 1% e tyre vizitojnë Sarandën. Krahas ndikimit pozitiv situata politike jo e qëndrueshme në rajon është bërë shkak për dëmtim të turizmit e pakësim të turistëve të ardhur në rajon. Kështu, lufta në Kosovë, ngjarjet në Bosnjë dhe Kroaci para vitit 2000 patën ndikim negativ, jo vetëm për republikat e ish-Jugosllavisë, por dhe për vendet e tjera. Pas përfundimit të krizave është vënë re një fakt pozitiv me përmasat e një dukurie turistike. Me dhjetëra-mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë vijnë për të kaluar pushimet e tyre në vendin tonë. Këtu ndikon dhe fakti se midis Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi janë rritur shkëmbimet dhe është rritur qarkullimi i njerëzve nga të dy anët e kufirit. Hapja paqësore e kufijve, politikat e integrimit europian, paqes dhe bashkëpunimit të përbotshëm përkojnë me një komunikim kulturor, ekonomik, shpirtërore midis qytetarëve shqiptarë dhe popujve të tjerë të Ballkanit apo te Europës. Pra, të gjitha vendet me politikat, situatat, konfliktet apo miqësitë ndikojnë në ritmet e zhvillimit ekonomik dhe turistik të njëra tjetrës. Të qenit konkurrent në rajon mund të realizohet nëpërmjet krijimit të produkteve të tilla turistike që përfshin vlerat dhe cilësitë e kërkuara, që realizojnë përshtatjen dhe plotësimin e pritjeve të grupeve të synuara, duhet t’i shërbejë qëllimit të një turizmi elitar. 14

G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Vendi ynë duhet të hapet dhe adaptohet me maturi ndaj tregjeve ballkanike dhe atyre europiane duke tentuar përshtatjen dhe zhvillimin e modeleve efektive të tregjeve turistike të ngjashme. Duke i shmangur në maksimum problemet dhe duke nxjerrë në pah vlerat e vërteta të vendeve turistike, do fillojë të kalojë nga faza e kënaqjes me ata turistë që vijnë, në fazën e konkurrencës së ndershme me fqinjët për ndarjen e këtij tregu turistësh. Le të fillojmë të mendojmë se si të shfrytëzojmë të gjitha potencialet që shpesh herë i kemi “dhuratë” nga të tjerët. Le të mësojmë nga përvoja dhe suksesi i fqinjëve. Pyetje  Cili është ndikimi që ka turizmi rajonal në turizmin shqiptar?  Cilat janë problemet që ndeshet sot turizmi në rrugën e zhvillimit të tij? LEXIM SHTESË Turizmi bregdetar dhe integrimi europian ... Një vëzhgim i kujdesshëm disavjeçarë mund të konstatojë se turistët shqiptarë të ardhur nga krahinat e tjera të Ballkanit, dhe që përbëjnë pjesën dërmuese të turistëve të ardhur jashtë kufijve të Shqipërisë dhe në bregdetin Adriatik, duket se ndihen gjithnjë e më mirë në bregdetin durrsak dhe i kane dhënë atij gjatë verës një pamje kulturore më te pasur dhe interesante. Në lokalet e plazheve, shpesh herë deri në orët e para të mëngjesit përzihet muzika perëndimore, tingujt e një muzike të fortë rroku, intonacionet e fjalëve të rrepit, me këngë patriotike dhe himnin e flamurit që mbyll gjithçka. Në këto mjedise vështirë se dallohet dot ku je. Përzierja e stileve të kulturës kombëtare bëhet në përmasa që i shkojnë për shtat bregdetit ku plekset qielli, toka dhe dielli. Tabelat e disa qebaptoreve apo restoranteve ambulante janë shkruar me gabime shtypi, por brenda tyre mund të gjesh asortimente gjellësh që u takojnë kuzhinave shqiptare të përhapura në të gjithë Ballkanin. të përziera me ato të popujve ballkanikë dhe që ruajnë ende xhelozisht pigmentin dhe shijen orientale... (gazeta “Koha jonë”, 25.02.2005) 15

KREU II OFERTA GJEOGRAFIKE-NATYRORE E SHQIPËRISË NË FUSHËN E TURIZMIT Kreu II trajton ofertën gjeografike-natyrore të Shqipërisë në turizëm, ndikimin e secilit element të tij në lloje të ndryshme të lëvizjes turistike. Si lëndë e parë për shumë të apasionuar të turizmit, kjo ofertë krijon premisa dhe ofron mundësi për zhvillimin e tij në të ardhmen. Pozita e favorshme gjeografike, relieve me format e tij atraktive, klima e mrekullueshme mesdhetare, larmia e plazheve, llojet e bimëve dhe kafshëve është një tërheqje e parezistueshme për çdo turist. Por zhvillimi i turizmit që ka për bazë ofertën natyrore ka krijuar probleme mjedisore, të cilat duhet të shmangen me qëllim që të mos i zbehin bukuritë e natyrës shqiptare. Objektivat:  Analizimi i kushteve gjeografike-natyrore të Shqipërisë për zhvillimin e turizmit  Ndikimit i faktorëve të ndryshëm natyrorë (relievi, klima, ujërat, bota bimore dhe shtazore etj. ) ndaj turizmit.  Problemet që mund të lindin midis mjedisit gjeografik dhe turizmit në Shqipëri. 16

G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë 1 Roli i pozitës gjeografike të Shqipërisë në zhvillimin e turizmit Republika e Shqipërisë është shtet i Europës Juglindore dhe ndodhet në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Ajo ka dalje të gjerë në detin Adriatik e Jon përgjatë gati gjithë bregut lindor të kanalit detar të Otrantos. Republika e Shqipërisë shtrihet midis gjerësisë gjeografike veriore 39º 38' (në jug të Konispolit) dhe gjerësisë 42º 39' (në skajin verior të Vermoshit). Në perëndim fillon me gjatësinë gjeografike lindore 19º 16' (në ishullin e Sazanit) dhe vazhdon deri në gjatësinë gjeografike 21º4' (në fshatin Vërnik të rrethit të Korçës). Nga veriu në jug ka një gjatësi prej rreth 335km, ndërsa nga perëndimi në lindje gjerësia e saj është rreth 150km. Brenda kësaj shtrirjeje Shqipëria ka një sipërfaqe tokësore prej 28748 km². Pozita gjeografike e Shqipërisë  17

KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km-kufi tokësor, 316 km-kufi detar, 48 km–kufi lumor dhe 73 kufi liqenor. Në veri e verilindje ka 529 km kufi me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë, ndërsa në jug e juglindje me Greqinë një kufi prej 271 km. Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu Perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Me pozicionin e saj, ajo shërben si një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit, por njëkohësisht ky pozicion është bërë shkak i shumë pushtimeve të Shqipërisë nga shtete dhe perandori të ndryshme. Nga njëra anë ky pozicion krijon mundësinë e lidhjes së Shqipërisë me vende të ndryshme nëpërmjet ujit, tokës dhe ajrit nga ana tjetër shërben si vend transit për kalimin nëpërmjet tij të mallrave të ndryshme. Një lëvizje e tillë ndikon midis të tjerash edhe në gjallërimin dhe fuqizimin e sektorit turistik. Pozita gjeografike si pjesë e ofertës gjeografike – natyrore luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit të një vendi dhe sidomos për Shqipërinë ku së bashku me elemente të tjerë gjeografike- natyrorë si: relievi, klima, ujërat, bota bimore dhe shtazore dhe objektet historiko –kulturore, përbëjnë potencialin turistik primar. Kjo është e vlefshme dhe për vendet e tjera, por ne veçojmë Shqipërinë për faktin se në potencialet sekondar dhe terciar ka vend për përmirësim dhe zhvillim. Atëherë del si detyrë që këtë pozicion gjeografik të favorshëm ta vëmë në dispozicion të turizmit duke e bërë pjesë të rëndësishme të ofertës turistike, pikënisje dhe shkak kryesor për zhvillimin turistik të vendit. A është shfrytëzuar ashtu si duhet ky pozicion i favorshëm gjeografik i Shqipërisë për zhvillimin e turizmit? Sigurisht që jo. Fakti se ka qenë një vend i mbyllur për shkak të sistemit të vjetër, e ka bërë pak të shfrytëzueshme këtë favor. Numri i turistëve të ardhur ka qenë i pakët dhe drejtimet e ardhjes së tyre në vartësi të drejtimit të politikës. Sot qëndrimi dhe politikat e reja në turizëm krijojnë mundësi në shfrytëzimin e pozicionit gjeografik dhe vënien e tij në shërbim të turizmit. Ndërtimi i korridoreve rrugore nga porti i Durrësit drejt lindjes dhe veriut do luajë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Të gjitha këto ia rrisin rëndësinë pozitës që ka vendi ynë në Rajonin e Ballkanit. Dhe Ballkani i ka treguar vlerat e veta me 18

G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë përpjekjen që po bën për t'iu bashkëngjitur Europës së Bashkuar, kontinentit plakë ku ne jemi banorët më të hershëm. Pyetje dhe detyra  Cili është pozicioni gjeografik i Shqipërisë si pjesë e Gadishullit Ballkanik?  Si ndikon në zhvillimin e turizmit ky pozicion dhe a është vënë ai në shërbim të turizmit?  Përgatitni një hartë skicë të pozicionit gjeografik të Shqipërisë.  Cilat vende janë në gjerësinë gjeografike të njëjtë me vendin tonë dhe ç`lloj turizmi kanë të zhvilluar? Ilustrojeni me shembuj. 2 Larmia e formave të relievit me tërheqjen e tyre në zhvillimin e turizmit Pozicioni gjeografik dhe relievi i japin mundësi te mëdha zhvillimit të turizmit të një vendi. Këtë e dëshmon edhe rasti i vendit tone i cili karakterizohet nga një pozicion gjeografik i favorshëm dhe një reliev i thyer ku ndërthuret malorjakodrinorja dhe fushorja, duke na dhënë një llojshmëri të pasur në bimësi, faunë dhe ndërthurje klimash. Relievi me kontraste të mëdha karakterizohet nga larmi formash të cilat krijojnë bukuri të veçantë për syrin e turistit. Nga bregu i detit kalohet menjëherë në malet e larta. Vetëm në rreth 1000m vijë ajrore nga deti ndodhet mali më i lartë i vendit Korabi me lartësi 2751 m. Lartësia mesatare e relievit arrin në 708 m që do të thotë dyfishi i lartësisë mesatare te Europës 23% e sipërfaqes së përgjithshme të territorit ndodhet ne lartësinë 02-200m, 48% në lartësinë 200-1000m, ndërsa 30% në lartësinë mbi 1000m mbi nivelin e detit. Copëzimi i nivelit, diferencimet e tij dhe kontrastet kanë bërë të jenë aq afër e njëherësh po aq larg, luginat e thella, kreshtat e larta shkëmbore, thellësia e detit 19

KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit dhe thellësitë malore. pjesa perëndimore karakterizohet nga sipërfaqe fushore me ndërthurje kodrinore, në brendësi të vendit mbizotërojnë vargjet malore, malësitë në formë kështjellash, gropat, fushëgropat dhe vargjet e larta. Shqipëria e ndodhur pranë ujërave të detit Adriatik dhe Jon zotëron një vijë bregdetare 450 km. Bregdeti shqiptar shquhet për pasuri dhe potenciale te mëdha për turizëm balnear. Në zonën bregdetare të Adriatikut bien në sy plazhet me përbërje ranore, kurse në atë joniane plazhet shkëmbore pranë maleve. Gjithashtu, nëpërmjet lagunave të tij të mrekullueshme, bregdeti shqiptar, ofron mundësi për të apasionuarit e natyrës ekzotike dhe observimin e shpendëve detarë, kjo veçanërisht në lagunën e Nartës, të Karavastasë etj. Riviera Joniane  Edhe liqenet shqiptare janë të larmishme për nga mënyra e formimit dhe ofrojnë një bukuri natyrore me rëndësi turistike. Alpet shqiptare me majat e tyre të larta dhe pika turistike mirëpresin turistë për të kaluar një eksperiencë të paharrueshme në mes të natyrës së pastër, midis pyjeve të ndryshëm, burimeve të ujërave, shpellave karstike për të provuar skitë në dimër apo për shëtitje, peshkim, për vrapim në verë etj. Pikave turistike malore u shtohen edhe parqet kombëtare të shoqëruara me lugina, qafa, maja të larta e të thepisura me një kolorit fantastik ngjyrash të çdo stinë. Ky reliev i larmishëm me forma të shumëllojshme i pasur në florë e në faunë krijon hapësira të larmishme për zhvillimin e turizmit. Duke qenë i tillë ai ofron mundësinë për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit si balnear, alpin, të skive, peshkimit, atij kurativ etj. Të gjitha këto mundësi që jep natyra me larminë e me bukuritë e saj, janë si rezultat i një ndërthurje të formave të ndryshme të relievit në zona të caktuara e kombinuar kjo dhe me pozitën gjeografike. Këto të dyja nuk janë vetëm përcaktuese në krijimin e pamjeve piktoreske, por kanë luajtur rol dhe në zhvillimet historike te qytetërimeve të hershme, të fenomeneve shoqërore si dhe zhvillimeve industriale, të cilat në një mënyrë apo në një tjetër kanë krijuar qendra që frekuentohen nga turistët, jo vetëm për vlerat 20

G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë natyrore, por edhe për trashëgiminë kulturore, arkeologjike dhe historike të krijuar në shekuj. Por kjo pasuri natyrore e trashëguar kërkon vëmendjen dhe kujdesin e të gjithëve për të mbetur e tillë, e mrekullueshme dhe magjiplotë,për ta vënë në shërbim të turizmit dhe për ta kthyer në një pasuri me vlerë monetare të rëndësishme për Shqipërinë. Pikërisht për këto arsye nuk duhen lejuar ndërhyrjet e paligjshme dhe pa kriter, të cilat mund ta dëmtojnë atë dhe të sjellin pasoja të pariparueshme. Shqipëria është ndër vendet e rralla me larmi formash të relievit, klimës, florës dhe faunës. Pra është një vend i krijuar për turizëm dhe i tillë duhet të mbetet. Kjo është detyrë e jona dhe e brezave që do të vijnë. Pyetje dhe detyra  Cilat janë disa nga format e relievit që spikasin në natyrën shqiptare?  Ç’kushte e mundësi ofron kjo larmi formash për zhvillimin e turizmit? Ilustrojeni me shembuj. 3 Klima mesdhetare e Shqipërisë. Rëndësia e saj zhvillimin e turizmit Klima e Shqipërisë përbën një komponent shumë të rëndësishëm natyror për zhvillimin e turizmit. E vendosur pranë deteve Adriatik dhe Jon dhe me dalje të gjerë në to, Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën klimaterike mesdhetare,sidomos në pjesën bregdetare dhe perëndimore. Kjo klimë dallohet për dimër relativisht të shkurtër e të butë dhe një verë të nxehtë e shumë të thatë, e cila krijon kushte optimale për zhvillimin e llojeve të ndryshme te turizmit, sidomos atij për banjat diellore, por edhe të sportit ujor, peshkimit etj. Krahas këtyre dy tipave kryesore të klimës, Shqipëria dallohet edhe për ekzistencën e shumë mikroklimave, gjë që jep mundësinë e lëvizjeve të shumta turistike dhe të kombinimit te formave të ndryshme turistike sipas stinëve të vitit. 21

KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit Larmia e klimave krijon mundësinë e zhvillimit të turizmit në të gjithë vendin dhe në të gjitha stinët. Treguesit klimaterikë janë tregues mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë turistike. Ata kanë një rëndësi të veçantë dhe quhen edhe si ”parakushte” për zhvillimin e turizmit. Dhe pikërisht në saje të treguesve klimaterikë shumë vende të botës në segmentin turistik diell - det kanë një zgjatje te sezonit turistik gjatë gjithë vitit. Në zhvillimin e turizmit ndikojnë të gjitha elementet e klimës, më të rëndësishmit ndot ta janë:  Ndriçimi diellor,  Reshjet,  Temperatura,  Era.  Ndriçimi diellor: ndriçimi i diellit lëviz nga 2731 orë në vit në Xarë të Sarandës, në 2722 orë në vit në Vlorë, 2560 orë në vit në Tiranë dhe 2046 orë në vit në Kukës. Kjo gjë krijon mundësinë që sezoni i plazhit të kapë një periudhë pak a shumë të gjatë, prej 4 muajsh. Sezoni turistik veror i Shqipërisë, sipas urdhrit të kryeministrit, shtrihet nga 1 qershori - 30 shtator. Kjo zgjatje e tillë e sezonit krijon kushte të favorshme për një përqendrim të numrit të turistëve. Pra, si rezultat i pozitës gjeografike dhe klimës mesdhetare, Shqipëria gjendet në segmentin turistik “diell dhe det”.  Temperatura: temperaturat e ulëta apo të larta ndikojnë në zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit. Në vendet me temperatura të larta është i zhvilluar turizmi balnear apo sporte të ndryshme ujore. Ndërsa në vendet me temperatura të ulëta zhvillohen sporte dimërore. Në këto rajone ekziston mundësia e zhvillimit të turizmit të bardhë dhe sporteve të alpinizmit dhe të skive. Krahas aktiviteteve dimërore, gjatë stinës së verës për shkak të temperaturave të larta që mbizotërojnë në pjesët e ulëta të vendit, pikat malore janë objekte mjaft të preferuara turistike për shkak të klimës së freskët duke zhvilluar “turizmin e gjelbër”. Një pjesë e këtyre vendeve quhen qendra klimaterike ku mund të zhvillohen aktivitete sportive, ekskursione etj.  Reshjet: në pjesët e larta të vendit sidomos në pjesën lindore e veriore të tij, dominon klima e ftohtë malore me ndikime kontinentale e cila karakterizohet për temperatura të ulëta e reshje të shumta dëbore. Në rajonet me klimë të tillë ekziston mundësia e zhvillimit të turizmit të bardhë dhe sidomos e sportit të alpinizmit dhe sportit të skive. 22

G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Si qendra të turizmit dimëror shquhen: Dardha dhe Voskopoja në Korçë; Shishtaveci në vargun e Korabit etj. Në zonën e Vermoshit ku reshjet e dëborës janë të shumta dhe trashësia mesatare shkon në 70cm dhe dëbora shkrin vetëm në maj, ekzistojnë të gjitha mundësitë e zhvillimit të turizmit të bardhë. Fotoja më të majtë tregon një grup alpinistësh në malet e Vermoshit. Po kështu dhe Boga dhe Thethi me 150 ditë në vit me dëborë, që shkon në një trashësi mesatare prej 50cm. Gjithashtu edhe në Valbonë bora zgjat nga gjysma e dytë e nëntorit deri në maj me një trashësi mesatare prej 100cm. Vende të tjera me reshje dëbore, mjaft të përshtatshme për skitë dhe sportet dimërore janë: Dardha, Vithkuqi e Voskopoja në rrethin e Korçës; Gjinari në Elbasan; Bjeshkët e Tërbunit në Pukë; Lura në Dibër; Qafa e Shtamës në Krujë; Llogoraja në Vlorë etj.  Era: forca dhe drejtimi i saj ndihmon në aktivitetet sportive ujore duke i bërë vendet e përshtatshme, të preferuara për të apasionuarit e këtyre sporteve, sidomos lundrimit me vela i cili është një aktivitet sportiv mjaft i preferuar. Liqeni i Butrintit është mjaft i favorshëm për këtë lloj sporti. Aktivitete të tjera sportive të ndikuara nga drejtimi i erës janë dhe hedhjet me parashutë apo fluturimet me deltaplan. Zonat më të favorshme për këtë janë: Qafa e Llogorasë (një nga pikat më të mira në Mesdheun Lindor), mali i Dajtit, vargjet e Moravës, etj. Vitet e fundit Shqipëria nëpërmjet shoqatës së Aeronautikës ka zhvilluar takime ndërkombëtare të “Fluturimeve të lira”. Qafa e Llogorasë  23

KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit Këto aktivitete janë zhvilluar në Llogora e Moravë. Pra, mund të themi se Shqipëria me klimën e saj, aq të favorshme, ka mundësi për zhvillimin e të gjitha llojeve të turizmit. Pyetje dhe detyra  Cilat janë llojet kryesore të turizmit që favorizohen nga klima dhe elementet e saj?  Cili lloj i turizmit është i zhvilluar në zonën tuaj të banimit, i kushtëzuar nga klima e zonës? Ilustrojeni me shembuj.  Cilat janë qendrat turistike që njihni?  Përgatisni një hartë skicë të Shqipërisë me llojet e ndryshme të turizmit të përcaktuara nga elementet klimatikë. 4 Pasuria ujore e Shqipërisë dhe ndikimi i saj turistik Pjesë e rëndësishme e ofertës gjeografike natyrore të Shqipërisë në turizëm, është dhe pasuria ujore që ajo ka dhe vënia e saj në shërbim të turizmit. Pasuria ujore e deteve, liqeneve, lumenjve, burimeve natyrore luajnë një rol të rëndësishëm në qarkullimin turistik dhe në zhvillimin e llojeve të ndryshme të tij si, banjat diellore, peshkimi, lundrimi, not etj. Kjo është arsyeja që llojet turistike të favorizuara nga prania e ujërave, përbëjnë llojin kryesor të turizmit. Shqipëria ka fatin, se është e pasur me ujëra që gjenden në të gjithë sipërfaqen e vendit, duke filluar nga detet deri tek pasuritë ujore të krijuara nga njeriu.  Pasuria detare: Shqipëria është një vend tepër bregdetar. E gjithë zona perëndimore e vendit, në një gjatësi të përgjithshme prej rreth 475 km, laget nga detet Adriatik dhe deti Jon, që janë pjesë përbërëse e detit Mesdhe. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës në veri dhe deri në Kepin e Gjuhëzës në jug. Ky bregdet është i përbërë nga plazhe ranore. 24

G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Plazhet e Durrësit mund të krahasohen me plazhet e mira europiane për nga cilësia e rërës, temperatura e ujit, natyra, klima, peizazhi i butë kodrinor, thellësia graduale të detit etj. Përveç Durrësit ka plazhe dhe në Velipojë, Golem, Divjakë, Vlorë, që tërheqin çdo vit një numër gjithnjë e më të madh pushuesish vendas apo të huaj. Plazhi i Durrësit Bregdeti i Jonit që shtrihet nga Kepi i Gjuhëzës në Gjirin e Ftelisë, dallohet për karakterin shkëmbor, me gurë të vegjël në formë patkoi, si dhe me plazhe të bardha zallore, që janë një ndërthurje e klimës malore me bregdetaren. Të tilla jënë plazhet në Dhërmi, Jalë, Himarë, Qeparo, Borsh, Sarandë e Ksamil. Plazhi i Ksamilit   Plazhi i Dhërmiut  Pasuria liqenore: Shqipëria është e pasur gjithashtu me liqene të larmishëm të mëdhenj e të vegjël, natyral apo artificial. Më i famshmi për plazh dhe rekreacion është liqeni i Ohrit, i cili është dhe liqeni më i thellë në Gadishullin Ballkanik, duke e bërë zonën përreth tërheqëse dhe të rëndësishme për turizmin në Shqipëri. Liqeni ka një sipërfaqe 363 km2 (111.4 km2 janë brenda rajonit tonë). Thellësia mesatare është 145m, ndërsa theljësia maksimale është 295 m. Kjo zonë është një kompleks i disa pikave turistike si: Lini, Pojska, Pogradeci, Tushemishti dhe 25

KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit Driloni. Vlen të përmendet bukuria natyrore e Drilonit ku bimësia dekorative është në harmoni të plotë me burimet e ujërave. Liqeni i Ohrit me ujin e kulluar dhe peshkun e rrallë koran ka vazhdimisht vizitorë të cilët nuk mungojnë as në dimër. Pranë tij ndodhet Liqeni i Prespës me bukuritë e veta shkëmbore e plazhe zallore, të pazëvendësueshme dhe të pakrahasueshme. Në veri të vendit është liqeni më i madh i Ballkanit, i Shkodrës me sipërfaqe 368km2 (nga këto 149 km2 brenda rajonit tonë), me plazhet e Shirokës dhe Zogajt. Vendi i bashkimit të Drinit me Bunën ka gjithashtu pamje piktoreske dhe ky është një vend ideal për qetësi dhe, po të lidhet edhe me vlerat e tjera të lashtësisë (Kalaja e Rozafës), ky vend bëhet më të vërtetë interesant. Në pjesën veriore të vendit gjendet liqeni i Fierzës, me një bukuri mahnitëse. Udhëtimi me traget përmes tij është i paharrueshëm. Po të kalojmë në zonën e Dibrës ta del përpara një pamje mahnitëse, të cilën e krijojnë shtatë liqenet e Lurës, të rrethuar me pyje me bukuri të pashoqe (fotoja më të majtë). Ndërsa përmendim liqenet si vende turistike, nuk ke se si të mos përmendim edhe liqenet e Jugut, siç është liqeni i Butrintit, i cili ndodhet jo shumë larg nga Saranda dhe pranë qendrës arkeologjike. Ky liqen përbën pasurinë më të rëndësishme turistike të vendit. Ai frekuentohet nga mijëra turistë vendës dhe të huaj, që i tërheq jo vetëm natyra, por edhe pasuritë arkeologjike të zonës. Në liqenin e Butrintit kultivohen molusqet, por ka dhe vende për pushim e argëtim pa fund.  Pasuria e burimeve natyrore: Të tilla janë: burimi i Syrit të Kaltër (fotoja më të djathtë), një perlë e bukurisë shqiptare me ujin e kthjellët dhe me natyrën piktoreske; Uji i Zi në Këlcyrë; Uji i Ftohtë në Tepelenë, Viroi, Glina, Postenani etj. 26

G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë  Pasuria lumore: Shqipëria është e pasur edhe me lumenj, shumica e të cilëve kalojnë mes për mes vendit për t’u derdhur në det. Një pjesë e tyre formojnë lugina të rrethuara me pyje të bukura si ajo e Valbonës, Vjosës, Drinosit. Në këto lugina ka qendra turistike si në Bogovë, Këlcyrë etj. Lumi i Valbonës  Por, pavarësisht nga kjo pasuri e madhe ujore që i ka falur natyra vendit tonë, jo e gjitha është në shërbim të turizmit. Duke përjashtuar bregdetin, vendet e tjera sidomos ato pranë lumenjve janë pak të shfrytëzuara. Kjo ka ardhur edhe për shkak të terrenit të vështirë apo infrastrukturës jo të përshtatshme; mungesës së ujit të pijshëm apo të ndërtimeve pa kriter për pushime. Megjithatë është e rëndësishme që kjo pasuri ekziston në vendin tonë dhe, si e tillë, janë të gjitha mundësitë që ajo të vihet në shërbim të turizmit për të gjitha llojet e tij: për turizëm balnear, për peshkim, për lundrim, not, për vizituesit, për kurim etj. Sigurisht kjo duhet bërë duke respektuar ligjet dhe planet rregulluese për të shmangur pasojat dhe fenomenet negative që mund të shfaqen. Bogova, Berat Pyetje dhe detyra  Përse themi që pasuria ujore përbën një element të rëndësishëm të ofertës turistike?  Cilat janë disa nga pikat më të rëndësishme turistike që kanë lidhje me këtë pasuri? Ilustrojeni me shembuj.  Bëni një hartë skicë dhe vendosni në të qendrat turistike që kanë lidhje me pasurinë ujore? 27

KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit LEXIM SHTESË Saranda, mrekullia blu Qafa e Muzinës është kufiri ndarës me kalanë e Argjiros në lindje. Tatëpjetë dy rrugë, njëra të çon në Delvinë. Tjetra me shumë kthesa, nën një gjelbërim marramendës. Qershive tani po u bien petalet, po lidhin fëmijët me lulet e tyre. E pamundur syri të mos shikojë ullinj. Kroi i mërgimtarit. Në pllajë, fshati Muzinë. Lisi shpërtheu nga gjethet. Bari në mal tejet i larmishëm. Mështekna, ferra, driza, gështenja, shkoza, shqopa gjithë bimësia mesdhetare aty. Dhe shpirti qetësohet, syri nuk ngopet. Më poshtë fshati Dhrovjan. Miniera e kripës së gurit. Syri i Kaltër. Ah ç’sy! Do të jenë me fat njerëzit ta shihnin këtë mrekulli me sy. Bistrica. Hidrocentrali. Prapë uji i kristaltë. Por derdhet në det, ëmbëlson ujin e kripur dhe nuk rrjedh në çezmat e lagjeve në Sarandë dhe Ksamil. Etjen, ksamilasit e shuajnë me pus, nën prurjen e syrit, nën prurjen e Bistricës, formacioneve aluvionale, moçalishtes më saktë. E çfarë të bëjmë. Ky fat na ra. Të detyruar. Të shkruash për Sarandën, duhet ta mprehësh mirë lapsin, të ndash mirë mendjen. Të “tallin” ata. Ajo ka njerëz mendjehollë, të mirë,punëtorë, bujarë, pak të “athët” në mendime. Ka arsye kjo. Banorëve të këtij qyteti asnjëherë nuk u ka munguar elementi limon, elementi vaj ulliri,elementi peshk i freskët, në çfarëdolloj sistemi, deti i përjetshëm, në një qiell 300 ditësh blu. Saranda ka një lidhje të ngushtë me numrin 40. Shpjegohen me 40 shenjtorët,40 dhoma izolimi, 40 murgj, 40 zinxhir, 40 frëngji nga të mirët shikonin veç pak sfond blu, për detin të privuar 40 ndërtesa mbi katet e lejuara ka Saranda, 40 bunker ka në vijën e saj bregdetare, 40 mijë banorë me gjithë rrethinat, të ardhur pas viteve ’90. Me fat e bekuara Sarandë. Zoti nuk i fali një, dy, tre engjëj por plot 40. Vazhdojnë edhe pak. 40 ditë do shejtani të nxjerrë veshët nga dëllinja, 40 ditë rri mbuluar gënjeshtra. Dhe të gjitha këto veç 40, dhe të ndenjurat kanë saktë 40 damarë. Në sytë e mi, Saranda, mrekulli. Qëllimisht shpinën, ky qytet ua ktheu erërave të ftohta të dimrit, të ngrohë veten, të mbrojë mimozën e beharit, limonin. portokallin, ullirin, lulet gjelbërimin e përjetshëm, erën e këndshme të luleverdhit bli. Qëllimisht që edhe janari ta ketë temperaturën e banjës. Të zgjuar sarandasit... 28

G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë 5 Bota e pasur bimore e shtazore. Roli i tyre në turizëm Bota bimore dhe shtazore përbën një burim të rëndësishëm natyror për zhvillimin e turizmit. Falë kushteve të përshtatshme të relievit, klimës dhe ujërave, bota bimore dhe shtazore e Shqipërisë dallohet për shkallë të lartë biodiversiteti, që shprehet në shumëllojshmërinë e biotipave dhe ekosistemeve të ndryshme. Në brendësi të kësaj pasurie bimore rriten lloje të ndryshme kafshësh e shpendësh, të cilat ia rrisin akoma më tepër rëndësinë dhe bukurinë natyrore zonave të ndryshme gjeografike të vendit. Larmia e bimëve, kafshëve dhe shpendëve përbën një pasuri të rëndësishme me potencial turistik. Bukuria e bimëve e shoqëruar kjo me shumëllojshmërinë e kafshëve që rriten midis tyre tërheq vëmendjen e pushuesve vendas apo të huaj duke ju bashkëngjitur pasurisë natyrore të vendit. Bota bimore, bota shtazore dhe turizmi janë të lidhura ngushtë ndërmjet tyre sidomos në kohët e sotme, kur të pushuarit larg zhurmave dhe stresit e bëjnë bimësinë një oaz çlodhjeje dhe qetësie, dhe, kur mes kësaj bimësie qëllon të ndeshësh kafshë apo shpendë që rriten në kushte natyrale, atëherë pushimi bëhet më i këndshëm dhe argëtues. Bota bimore dhe turizmi Për nga origjina, nga përbërja dhe veçoritë, bimësia e Shqipërisë bën pjesë në Zonën Floristike Mesdhetare. Shqipëria, megjithëse ka një sipërfaqe të vogël, është ndër vendet më të pasura me lloje bimësh. Në Shqipëri rriten 3300 lloje bimësh ose 29% e florës së Europës, ku mbi 208 janë lloje drurësh. Rreth 35% e territorit është veshur me shkurre dhe drurë pyjorë. Kjo ka krijuar mundësinë që në vendin tonë të dallohen 4 breza të botës bimore: (1) Brezi i shkurreve mesdhetare shtrihet nga 400-800m me gjelbërim të përhershëm, me valanidhin, shqopën, marenën, pishën e butë, pishën e egër etj. Ato gjenden me shumicë në Rivierën shqiptare dhe në pjesën perëndimore të vendit. 29

KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit (2) Brezi i dushqeve. Fillon mbi brezin e shkurreve dhe në disa pjesë është i përzier me të sa është e vështirë t’i ndash njërën nga tjetra. Shtrihet deri në lartësinë 1200m. Drurët përfaqësues janë lloje të ndryshme dushqesh. Por në disa zona për shkak të shpyllëzimeve për arsye të ndryshme dushqet po zhduken, si në Selenicë, Pyllin e Syrit të Kaltër, Pyllin e Butrintit etj. (3) Brezi i pishave me drurët kryesorë pishën e bredhin, arrin deri në lartësinë 1900m (4) Brezi i kullotave alpine i cili është i rëndësishëm për blegtorinë dhe përfshin zonat e larta malore. Në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm parqesh pyjorë kombëtarë, disa prej të cilave janë shpallur ″monumente natyrorë″ për vlerat e veçanta estetike e turistike dhe mbrohen nga shteti me status të veçantë. Më të rëndësishme janë: parku pyjor i Divjakës, i Dajtit, i Lurës, i Llogorasë, i Hotovës, i Thethit etj. Vlera të veçanta ka dhe Kopshti botanik i Tiranës, në të cilin rriten mbi 2000 lloje bimësh të vendit tonë apo të vendeve të tjera. Gjithashtu Shqipëria ka dhe bimë endemike te cilat rriten vetëm këtu dhe janë relike të florës shqiptare si: narteca, gështenja e kalit etj., të cilat përbëjnë 1% të bimëve që rriten në vendin tonë. Roli i botës bimore në turizëm duhet parë me funksionin dekorativ, zbavitës dhe fiziologjik. Prania e sipërfaqeve të gjelbra rrit bukurinë e peizazhit dhe krijon mundësinë e zhvillimit të llojeve të ndryshme të turizmit. Rajonet me botë të pasur bimore tërheqin vëmendjen e turistëve të cilët mund të argëtohen, të çlodhen, të organizojnë udhëtime apo ekskursione. Por nga ana tjetër në këto zona ajri është i pastër dhe i freskët i dobishëm dhe kurativ, sidomos për të sëmurët nga organet e frymëmarrjes. Kjo është edhe arsyeja që vendet me botë bimore te pasur janë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit kurativ, alpin, sportiv etj. Dhe parqet kombëtare shqiptare janë shumë të përshtatshme për këto lloje turizmi. Ylli shqiptar Wuffenia baldacci 30 Zhabina e Hajekut

G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Bota shtazore dhe turizmi Bota shtazore përbën një element shumë të rëndësishëm të ofertës gjeografike natyrore. Vendi ynë është i pasur me kafshë dhe shpendë një pjesë e të cilave janë origjinale dhe të rralla. Pjesa më e madhe e kafshëve janë të ngjashme me ato të Mesdheut(sidomos Mesdheut Lindor). Ndër kafshët përmendim: ujkun, dhelprën, dhinë e egër, çakallin, rrëqebullin etj. 3 1 2 4 1- Rrëqebulli 2- Çakalli 3- Ujku 4- Dhelpra 5- Dhija e egër 5 Shqipëria është e pasur dhe me shpendë ku nga 5000 lloje shpendësh që ka në Botë në Europë jetojnë 635 lloje, kurse në Shqipëri 330 lloje. Ndër shpendët e rrallë është pelikani në lagunën e Karavastasë dhe në liqenin e Prespës së Vogël. 31

KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit Kafshët dhe shpendët janë jo vetëm tërheqëse e të këndshme për t’u vizituar nga turistët nëpër parqe apo në rezervate, por njëherësh krijojnë edhe mundësinë e zhvillimit të sportit të gjuetisë, peshkimit, ë janë pjesë e lëvizjes turistike. Vendi ynë i pasur me ujëra, prandaj ka dhe larmi kafshësh ujorë të cilat tërheqin vëmendjen e zhytësve të thellësive. Peshqit e ndryshëm si krapi, korani, ngjala, trofta etj. janë mjaft të lakmuar për të apasionuarit e sportit të peshkimit. Pra, është detyrë e strukturave dhe organeve përkatëse, por në të njëjtën kohë e njerëzve për t’u kujdesur për këtë pasuri të madhe të natyrës dhe për ta vënë atë në shërbim të turizmit. Kjo realizohet nëpërmjet kujdesit, shumëfishimit apo dhënies fund një herë e përgjithmonë të gjuetisë së paligjshme apo prerjes të drurëve, fenomene negative që janë vënë re kohët e fundit. Në shumë zona malore, por dhe në ato bregdetare janë dëmtuar mijëra drurë për ndërtime pa kriter të cilat e kanë masakruar këtë pjesë të natyrës së vendit dhe kanë shkaktuar erozione të mëdha. Kujdesi dhe vëmendja më e madhe për botën bimore e shtazore me siguri do ta rrisë ndjeshëm numrin e turistëve të huaj që do të vijnë te ne për të arë edhe një pjesë tjetër të ofertës natyrore gjeografike të Shqipërisë, florën dhe faunën e saj. LEXIM SHTESË Parku kombëtar i m Pranë kryeqytetit ndodhet Parku kombëtar i malit të Dajtit i cili është i rëndësishëm nga pikëpamja turistike meqenëse ndodhet pranë kryeqytetit dhe ndihmon për argëtimin e banorëve të tij. Pamja tërheqëse dhe e shumëllojshme e mjedisit pyjor si dhe disa pika panoramike të bukura, janë elementët kryesor në aspektin pushues, argëtues e turistik të parkut, të cilat përdoren nga vizitorë vendas e të huaj. Mjedisi pyjor frekuentohet për shëtitje e qetësim, format natyrore për pushim fizik e çlodhje. Gjithashtu ky mjedis pyjor natyror vlerësohet si pjesë e pasurisë kombëtare e ruhet nga shteti me status të veçantë. Teleferiku i ndërtuar kohët e fundit, i cili është më i madhi në Ballkan krijon mundësinë e të vajturit në mënyrë komode dhe të shpejtë në të. Nga lart të ofrohet një pamje tërheqëse dhe shumëngjyrëshe. Tirana natën e parë, nga lart, është po aq e bukur sa dhe qytetet e mëdha të Europës. 32

G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë Pyetje dhe detyrë  Si ndikon bota bimore dhe shtazore në turizëm? Jepni shembuj.  Cilat janë zonat më të rëndësishme të florës dhe faunës në Shqipëri? 6 Rajonet gjeografike të Shqipërisë dhe potencialet e tyre natyrore në turizëm Në bazë të potencialeve të saja natyrore, Shqipëria vlerësohet si vend i privilegjuar. Kjo pasiguri natyrore e shumëllojshme shprehet në të gjithë elementët e mjedisit natyror të cilat gjenden të gërshetuara në rajonet gjeografike. RAJONI VERIOR Rajoni Verior i Shqipërisë dallohet për një ashpërsi të relievit dhe për një dimër me reshje dëbore dhe verë të freskët. Kjo i jep mundësi për zhvillimin e turizmit të bardhë, turizmit ekologjik dhe turizmit kurativ. Në këtë rajon dallohen veçanërisht Alpet. Ato karakterizohen nga kontraste të mëdha midis maleve të thepisura dhe luginave të ngushta e të thella duke krijuar kështu peizazhe natyrore shumë tërheqëse për syrin e turistit. Pamje nga Alpet e Shqipërisë 33

KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit Një bukuri natyrore të ve çantë në këtë krahinë përbëjnë liqenet artificiale të krijuara nga degët e hidrocentraleve e kalimi me anije në to mes maleve të lartë duket vërtet si një ëndërr për turistët. Alpet përshkohen nga lumenj dhe përrenj të shumtë si Valbona,Shala, Cemi, Përroi i Thatë,Vermoshi etj. të cilët japin mundësinë që në këtë zonë të zhvillohen sporti ujor dhe peshkimi. Peshku karakteristik i këtyre zonave është trofta e argjendtë. Në këtë zonë mund të zhvillohet dhe sporti i alpinizmit, si në malin e Hekurave, Shkëlzenit, Jezercës që është edhe maja më e lartë e kësaj zone. Ndërsa për turizmin shëtitës janë në dispozicion male më të ulëta dhe me një formacion shkëmbor më të butë. Në këtë zonë mund të zhvillohen dhe ekspedita shpellologjike, sepse kjo krahinë është e përbërë nga shumë shpella. Këto shpella janë vizituar për herë të parë në vitet 90 nga turistë të huaj si si çekë, hungarezë etj. Në këtë zonë mund të zhvillohen edhe sportet dimërore, sepse ajo është mbuluar në pjesën më të madhe të vitit me dëborë. Në disa vende bora qëndron gjatë gjithë vitit. Pikat turistike më të dëgjuara janë Razma, Boga, Thethi, Vermoshi, Lugina e Valbonës dhe e Shalës. Këto dy lugina dallohen për bukuritë e rralla natyrore. Lugina e Valbonës përshkohet nga lumi i Valbonës, i cili ka ujë të kthjellët dhe të ftohtë. Ky lum përgjatë rrugës së tij formon kanione të thella dhe mahnitëse. Këtu ndodhen dy parqe natyrore, të cilat janë Thethi dhe Vermoshi. Thethi përbëhet nga 2300 hektarë. Në këtë sipërfaqe rriten rreth 40 tipa gjitarësh, duke filluar nga ariu,ujku e deri te rrëqebulli, i cili është një nga kafshët më të rrallë të vendit tonë. Këtu gjenden dhe 20 lloje zvarranikësh. Vermoshi është pika më skajore e Shqipërisë. Ky park përbëhet nga 3500 hektarë. Ai dallohet për një shumëllojshmëri bimësh drusore si dushku, ahu, pisha, bredhi, gështenja etj. RAJONI QENDROR Rajoni Qendror i vendit përbëhet nga male, gropa, fushëgropa dhe përshkohet nga shumë lumenj. Vargu lindor dallohet për një numër të madh malesh. Ky varg fillon me malin e Pashtrikut, i cili shtrihet në territorin e Kosovës dhe dallohet për burimet e shumta ujore. Në këtë zonë zhvillohet shumë turizmi kurativ dhe malor. Aty gjendet dhe zona e Shishtavecit, e cila dallohet për zhvillimin e sporteve në dëborë. Më në jug shtrihet mali i Korabit, ku gjendet edhe maja më e lartë në vendin tone me lartësi 2751m. Ky mal është i zhveshur në pjesën perëndimore por është i 34

G J EO G R A F IA TU R I S T I K E E S H Q I P ËR I S Ë pasur me kullota. Në afërsi të malit ndodhet qyteti i Peshkopisë, pranë të cilit është ngritur një stacion banjash termale, të cilat janë kurative për sëmundje të ndryshme. Më pas vijnë liqenet e Ohrit dhe Prespës ku zhvillohet turizmi balnear dhe peshkimi. Nga liqeni i Ohrit buron Drini i Zi, i cili pasi ecën në territorin e Maqedonisë futet në Shqipëri dhe bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar kanione të thella e lugina të pyllëzuara. Ky varg përfundon me malin e Moravës, i cili bie thikë mbi fushën e Korçës. Grumbulli i maleve qendrore përbëhet nga male që nuk e kalojnë lartësinë 2000m. Në mes të këtyre maleve shtrihen pllaja të shumta. Këto male janë të veshura me pyje të dendura. Në zonën e Pukës, pranë malit të Korabit ndodhen bjeshkët e Kushnenit. Këto bjeshkë përbëhen nga pyje të larta në mes të të cilave ndodhen gropa të mbushura me ujë, me sipërfaqe të vogla (10m²-15m²). Prej këtej buron lumi i Fanit të Madh. Kjo zonë ka një bukuri përrallore, sidomos në dimër, i cili shoqërohet me reshje të dendura Liqenet e Lurës dëbore. Këtu ka premisa për zhvillimin e sporteve dimërore. Në këtë zonë ndodhet parku kombëtar i Lurës, një perlë e natyrës shqiptare. Shtatë liqenet e tij të rrethuara nga pyjet e larta, si dhe me zambakët që notojnë në ujërat e tyrë të kristalta, ofron një pamje piktoreske mjaft të rrallë. Kjo zonë njihet gjithashtu edhe për një faunë dhe florë të pasur. Dallohet edhe për një shumëllojshmëri amfibësh. Këtu mund të zhvillohet mjaft mirë turizmi malor, por edhe sporti i gjuetisë. Vend të rëndësishëm në këtë rajon zë vargu Krujë-Dajt i pasur me florë dhe faunë. Në malin e Krujës në lartësinë 605m ndodhet qyteti historik me të njëjtin emër. Mali i Dajtit, i cili është një park kombëtar nën mbrojtjen e shtetit, ka një faunë dhe florë tepër të pasur. Në këtë park kombëtar është ndërtuar një teleferik, i cili do të mundësojë zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në këtë zonë. Në këtë rajon gjenden shumë burime ujore si burimi i Qafë-Shtamës, burimi i Parku i Dajtit 35

KREU II: Oferta gjeografike-natyrore e Shqipërisë në fushën e turizmit Lajthizës, i Selitës etj. Mali me Gropa ka një përbërje gëlqerore ku janë formuar

Add a comment

Related presentations

Related pages

Gjeografia turistike e shqiperise vol 4 - slidesearch.org

Gjeografia turistike e shqiperise vol 4 Templates & Forms presentation. ... SHTËPIA BOTUESE E TEKSTEVE MËSIMORE TIRANË, 2013 Teksti është miratuar dhe ...
Read more

Gjeografia e Shqipërisë - scribd.com

Aktet Vol III Nr 4 Pp 570 575. Ali Pash Tepelena. ... gjeografia-turistike-e-shqiperise-vol-iv-2013-.pdf. by Paola. Pozita Gjeografike. by Karcanaj Anxhela.
Read more

Gjeografia - Wikipedia

Gjeografia (nga greq. ... gjeografia turistike: gjeografia urbane: Kohëve të fundit gjeografisë së përgjithshme i bashkohet edhe gjeoekologjia.
Read more

REPUBLIKA E SHQIPERISE - GJEOGRAFIA E REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Republika e Shqiperise shtrihet ne Evropen Juglindore, ... Ne Shqiperi dallohen 4 rajone ... Gjeografia Qyteti i Leskovikut ka qenë një qendër e ...
Read more

Gjeografia e Shqipërisë - Wikipedia

Gjeografia e Shqipëris ... (rreth 2.4 milion) ... Pamja e tij e virgjër kontribuon në aspektin turistik të vendit i cili është i mbushur me ...
Read more

PLANI MËSIMOR SINTETIK DHE ANALITIK Gjeografia 9

Gjeografia 9 SHTËPIA BOTUESE ... 4 orë njohuri të reja + 2 orë Punë praktike + 1 orë ... mënyrë e shfrytëzimit të tyre për qëllime ekonomike ...
Read more

Gjeografia - RRETH SHQIPERISE

Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha ... Ai ka rendesi te madhe turistike. ... gjeografia, gjeografia e Shqiperise, alpet ...
Read more

Turizmi bregdetar - Shqiperia

Burimet e panumërta turistike dhe ato çfarë natyra ofron lidhen me një ... dallgët mund të arrijnë një lartësi me shume se 4 m. duke u përplasur ...
Read more