don kishoti

57 %
43 %
Information about don kishoti
Books

Published on March 16, 2014

Author: denaldavejuka

Source: slideshare.net

Description

Analize e librit "Don Kishoti"

PLATFORMA Hyrja 3 Zhvillimi: -Përmbajtja e veprës 4 -Kapitujt dhe pikat perkatese 5 6 7 -Kritikët mbi veprën 8 - Idea kryesore dhe mesazhi i veprёs 9 Mbyllja 10 2

Hyrja Don Kishoti i Mances është një libër nga novelisti spanjoll, Miguel de Servantes. Ky libër flet për aventurat e Don kishotit, i cili ishte një njeri idealist (me plote kuptimin e fjalës). Historitë mbi kalorësit legjendare vazhdonin të ishin ende shume të lexuar në periudhën kur Servantesi shkroi Don Kishotin. Këto lloj historish e idealizonin kalorësin i cili vriste dragonj, monstra dhe ushtri të pafundme armiqsh. Gjithnjë heroi kishte një damë e cila betohej përjetësisht për dashurinë e tij pasi heroi e kishte shpëtuar nga një situate e pashpresë. Në Spanjë këto romane flisnin për komandante që kishin luftuar kundër hordhive arabe. Pas zbrapjes së arabëve shumë nga shtresa e mëparshme fisnikëve ngelën me kujtimet që u vinin nga të tilla romane. Një pjesë e mirë e fisnikërisë spanjolle u largua për në kolonitë e përtej oqeanit ndërkohë që pjesa e ngelur jetonte me kujtimet heroike. Ne kete punim une do te trajtoj keto pika: -Përmbajtja e veprës -Kapitujt dhe pikat perkatese -Kritikët mbi veprën 3

Zhvillimi * Përmbajtja e veprës Pasi ka lexuar një sere librash kalorsiake Alonso Quixan arrin te bindi veten dhe te tjerët që është huhogj;një Don (titull nderi). Kështu ai shkon te marre armaturën e tij që është e gjitha e ndryshkur, si dhe merr për kalë një gërdalle. Optika e personazhit është krejt e ndryshme nga e te gjithë lexuesve pasi duket qarte që ai i sheh ne çdo ndodhi te jetës se tij mundësinë për tu bere personazh kalorësiak. Kudo që ai sheh, ka sfida dhe beteja. Ngjarjet zhvillohen ne një fshatë te Mances (një territor ne qendër te Spanjës). Don Kishoti sapo del nga një botë imagjinare librash vendos që ta ktheje në realitet, sajon armaturat gjen një kalë dhe i vë një emër te kumbueshëm si Rosinant dhe e detyron hanxhiun që ta pagëzojë me emrin e nderuar të kalorësit të arratisur. Për të dashurën e zemrës si që donte zakoni zgjedh një fshatare tëkolme dhe i ve emrin ”Dylqina e Tobozës” ndërsa për shqytar merr Sanco Pancon e si shpërblim do ta bënte guvernator në një ishull. Rrugës ai ndeshet me mullinjtë e erës të cilët i pandeh për gjigante keqbërës por gjendet i përplasur në toke nga goditja e krahëve të mullirit. Bemat vazhdojnë kur ai u del para një turme te burgosurish dhe nis te sulmoje rojet. Bamirësia kthehet ne çast kundër tij sepse u gabua ne atë që pandehu. Sikur këto te mos mjaftonin, ai sulmon edhe butet me vere duke pandehur se po përleshet me përbindësha. Derdhja e verës e bën atë te mendoj se është gjak. Demi që shkakton është i madh gjë që bën që pronari ta ndeshkoje paq. Ai ndeshet me bariun i cili e sakaton dhe e dhe e katandis si mos më keq. Pas kësaj përleshjeje kalorësi mendjeshkulur nuk e mori veten por zuri shtratin. Don Kishoti sërisht nuk zë mend dhe vendos që duhet të vejë drejtësinë. Ai pranon sfidën e Kalorësit të Henës së Bardhë që nuk ishte gjë tjetër veçse një bashkëfshatar. Djaloshi e mund pa shume vështirësi dhe i premton që do ja fale jetën me kusht që do të kthehej në shtëpi e do të hiqte dorë nga marrëzitë. I dërrmuar shpirtërisht, moralisht dhe fizikisht Don Kishoti bën për të parën herë ashtu si i thonë dhe kthehet në shtëpi dhe zë shtratin për të mos u ngritur më. Me pikëllim të madh u flet të afërmeve për gabimet e veta, dhenë atë gjendje pafuqie urdhëron që i lë trashëgiminë mbesës vetëm nëqoftëse ajo nuk martohet me një që ishte i dhënë pas leximit të librave kalorësiakë. Kjo kryevepër mbyllet kështu me vdekjen e heroit tonë, kalorësit Don Kishoti Mancës. 4

*Kapitujt dhe pikat perkatese Kreu I -Qe merret me shkallen dhe jetesen e sojliut te degjuar, Don Kishoti te Mances. Kreu II -Qe merret me daljen e pare qe beri nga vendi I tij Don Kishoti mendjemprehte. Kreu III -Ku tregohet menyra e bukur me te cilen Don Kishoti u dorezua kalores. Kreu IV -Per ate qe I ngjan kaloresit tone, pasi doli nga hani. Kreu V -Ku vazhdon historia e mjerimit te kaloresit tone. Kreu VI -Qe merret me gjyqin e zjarrit, qe beri prifti me berberin ne librarine e sojliut tone mendjemprehte. Kreu VII -Qe merret me daljen e dyte te kaloresit tone te mire Don Kishotit te Mances. Kreu VIII -Suksesi I mire qe pati Don Kishoti trim ne aventuren e tmerrshme dhe te paimagjinushme te mullinjeve te eres me suksese te tjera, qe meritojne te permenden per faqe te bardhe. Kreu IX -Ku merr fund beteja e cuditshme qe bene karamani I Viskajes dhe trimi I Mances. Kreu X -Mbi bisedimin qe pati Don Kishoti me shqytarin e tij te mire, Sanco Pancon. Kreu XI -C’I ngjau Don Kishotit me ca barinj te dhive. Kreu XII -Se c’u tregoi nje bari atyre qe ishin me Don Kishotin. Kreu XIII -Ku merr fund historia e barushes Marcelle, me ngjarje te tjera. Kreu XIV -Ku tregohet apologjia e Mrcelles. Kreu XV -Qe permban nje aventure te palumtur, e cila I ngjau Don Kishotit, kur u takua me disa hergjelexhij te pashpirt. Kreu XVI -Se c’I ngjau sojliut mendjemprehte ne hanin qe e kujtonte keshtjelle. 5

Kreu XVII -Qe permban vazhdimin e prapesive te shumta qe u ngjane Don Kishotit dhe shqytarit te tijne hanin, te cilin ai, per fat te keq, e kujtonte keshtjelle. Kreu XVIII -Ku tregohet bisedimet e beri Sanco Panco me te zotin, Don Kishoti, dhe aventurat te tjera qe meritojne te tregohen. Kreu XIX -Mbi bisedimet e mecme qe pati Sancoja me te zotin, dhe mbi aventuren qe I ngjau me nje kufome, me ngjarje te tjera te famta. Kreu XX -Mbi aventuren qe s’eshtepare, as degjuar, te cilen asnje kalores I degjuar ne bote nuk e mbaroi me aq rrezik sa trimi Don Kishoti i Mances. Kreu XXI -Qe merret me aventuren e larte dhe me fitimin e cmuar te helmetes se Mambrinit dhe gjera te tjera, qe i ngjane kaloresit tone te pamundur Kreu XXII -Ku Don Kishoti u jep lirine shume te mjereve, te cilet I shpinin kunder deshires se tyre atje ku nuk donin te vinin. Kreu XXIII -Se c’I ngjau te degjuarit Don Kishoti ne Sierra Morena, QE eshte nje nga aventurat me te cuditshme, qe tregohen ne kete histori te vertete. Kreu XXIV -Ku vazhdon aventura e Sierra-Morenes. Kreu XXV -Merret me gjera te cuditshme qe I ngjajne kaloresit trim te Mances ne Sierra- Morena dhe me imitaten e pendeses se Bukurerrtit qe beri. Kreu XXVI -Ku vazhdojne marrezite ashikore, qe beri Don Kishoti ne malin e Sierra- Morenes. Kreu XXVII -Si dolen me planin e tyre prifti dhe beriberi, me gjera te tjera qe meritojne te tregohen ne kete histori te madhe. Kreu XXVII -Si dolen me planin e tyre prifti dhe beriberi, me gjera te tjera qe meritojne te tregohen ne kete histori te madhe. Kreu XXVIII -Qe merret me aventuren e re dhe te pelqyer qe I ngjau priftit dhe berberit ne gjithate mal. Kreu XXIX -Qe merret me marifetin e lezecem dhe me menyren me te cilen kaloresi yne ashik u shkeput nga pendesa e ashper qe po bente. Kreu XXX -Qe merret me zgjuarsine e Dorotese se bukur e me gjera te tjera te pelqyera dhe te lezetcme. Kreu XXXI -Mbi bisedimet e lezetcme qe beri Don Kishoti me Shqytarin e tij Sanco Pancon dhe mbi ngjarje te tjera. 6

Kreu XXXII -Qe merret me ato qe I ngjajne Don Kishotit dhe eskortes se tij ne han. Kreu XXXIII -Ku nis novella e provonjesit te krisur. Kreu XXXIV - Ku vazhdon novella e Provonjesit te Krisur. Kreu XXXV - Qe merret me betejen e degjuar dhe te tmerruar qe beri Don Kishoti me shakujt e veres se kuqe, dhe ku mbaron novella e Provonjesit te Krisur. Kreu XXXVII -Ku vazhdon historia e princeshes se degjuar Mikomikona me aventura te tjera te lezecme. Kreu XXXVIII-Ku vazhdon diskursi I Don Kishotit mbi armet e mbi letrat. Kreu XXXIX -Ku jesiri tregon jeten dhe peripecite e veta. Kreu XL -Ku vazhdon historia e jesirit. Kreu XLI -Ku vazhdon e mabron historia e jesirit. Kreu XLII -Qe merret me ato qe ngjajne me pastaj ne han dhe me shume gjera te tjera qe meritojne te dihen. Kreu XLIII -Ku tregohet kenga dhe historia e djaloshit qiraxhi me disa ngjarje te cuditshme, qe I ngjane ne han. Kreu XLIV -Ku vazhdojne ngjarjet e patreguara te hanit. Kreu XLV -Ku vertetohet pa dyshim helmeta e Mambririnit dhe merr fund meseleja e samarit me aventura te tjera, qe kane ngjare me te vertete. Kreu XLVI -Qe merret me zemrimin e madh dhe me magjepsjen e cuditshme te kaloresit tone te degjuar, Don Kishotit te Mances. Kreu XLVII -Qe merret me udhetimin e Don Kishotit te magjepsur dhe me ngjarje te tjera te cuditshme. Kreu XLVIII -Ku protosingjeli flet mbi librat e kaloresise e mbi te tjera gjera te vyera. Kreu XLIX -Qe merret me bashkefjalimin e mencur qe pati Sanco Panco me Don Kishotin. Kreu L -Qe merret me bisedimet e mecme qe pati Don Kishoti me protosingjelin. Kreu LI -Qe merret me historine e bariut. Kreu LII -Qe merret me rrugen qe pati Don Kishoti me bariun e dhive dhe me aventuren e rralle te pendestareve. 7

*Kritikët mbi veprën Fan S. Noli Servantesi e shkroi “Don Kishotin”, sikunder na thote ai vete, me qellim qe te deskreditonte librat e kalorsise. Vepra e tij, pra, ishte doemos revolucionare, se per te deskredituar librat e kalorsise duhej te deskreditonte tere Kohen e Mesme me te gjitha perrallat e saj. Per kete qellim, Servantesi zgjodhi si heroj te vepres se tij dy nga tipat me reaksionare dhe medieval , qe kishte e qe kemi akoma perpara sysh: bejlurcinen, sojliun e fandaksur te katundit, Don Kishotin e Mances dhe laron, sejmenin, fshatarin ee varfer e te paditur, Sanco Pancon. Keta te dy marrin persiper barren te ringjallin periudhenn e kaloresve te arratisur, domethene ta kthejne Spanjen dhe tere boten nja 300 vjet prapa e te hidhen: nga Spanja e madhe e centralizuar, qe ka zaptuar gjysmen e Amerikes, ne Spanjen e vogel te percare dhe te shtypur prej arabeve; nga Koha Moderne ne Kohen e Mesme; nga kapitalizmi ne feudalizem; nga dyfeku dhe topat, ne shtijezen dhe comangen; nga shkenca ne magji; nga historia ne perrallat; nga perparimi ne erresiren. Me c’menyre ka shprese Don Kishoti ta mbaroje kete veper utopike? Fare lehte. Duke u bere ai vete kalorres I arratisur, sipas librave qe kishte kenduar. Pra, merr nga qilari armet e celikta te ndryshkura e te zgjyrosura te stergjysherve te tij, I shkund, I lan e vishet me to; pagezon gerdallen e tij me emrin Rosinant; zgjedh nje te dashur qe e riemeron Dylqinje; dorezohet kalores nga nje hanxhi dhe nga dy kalltake; zgjedh Sanco Pancon si shqytar e sejmen dhe niset per te reformuar e per te shpetuar boten. Eshte nje fantazme e ikur nga muzeu, qe shetit ne Spanjen modern. Eshte anakronizmi ambulant. Eshte vizionar, qe nuk sheh realitetin, po enderron me syte hapur. Eshte utopsti reaksionar, qe vete prapa e jo perpara; qe perpiqet ta ktheje rroten e histories prapa; qe I bie me koke murit te celikte modern. 8

*Disa shprehje tё librit “Arsyja e mosarsyjes, qe I behet arsyes time me dobeson aq shume arsyen, sa me arsye vajtoj per bukurine tende.” “Qielli I larte, qe ndrit me yjte hyjesisht hyjnine tende, te vlereson per vleren qe vlen madheria jote.” “Fisnikeria u ka hije shume te bukurave, dhe qeshja e tepert qe rrjedh nga nje shkak I vogel eshte marrezi e madhe.” *Idea kryesore dhe mesazhi i veprёs Braktisja e reales dhe besimi ne surealizem, duke krijuar nje realitet te pagjindshem te ciln I pershtat mendiemet ,sjelljet edhe veprimet duke percjelle ate ne menyre komike. 9

Mbyllja *Bibliografia Autori: Miguel de Cervantes Saavedra Titulli: Don Kishoti I Mances Viti i botimit: Botimi I pare 1956 Botimi I dyte 1977 Shtepia botuese: “Onufri” Nr. i faqeve: 354faqe 10

Add a comment

Related presentations

Related pages

Don Quijote – Wikipedia

Don Quijote [ˈdoŋ kiˈxɔte] (Don Quixote in alter Schreibweise; Don Quichotte [kiˈʃɔt] in französischer Orthografie, teilweise auch im deutschen ...
Read more

Don Kishoti | Facebook

Don Kishoti is on Facebook. Join Facebook to connect with Don Kishoti and others you may know. Facebook gives people the power to share and makes the...
Read more

don kishoti i mances - scribd.com

Don Kishoti i Mances Miguel de Servantes Miguel de Servantes Saavadera lindi mё 1547 nё Alkala de Henares ,pranё Madritit,nё familjen e njё mjeku ...
Read more

Don Kishoti Profiles | Facebook

View the profiles of people named Don Kishoti. Join Facebook to connect with Don Kishoti and others you may know. Facebook gives people the power to...
Read more

Don Kishoti i Mances - scribd.com

Don Kishoti i Mances - Free ebook download as PDF File (.pdf) or read book online for free.
Read more

Titulli: don kishoti i mances - sq.yourliterary.com

Për të kuptuar Don Kishotin e Sanço Pançën, duhet të kuptojmë mirë klasat shoqërore spanjolle prej të cilave kanë lindur, domethënë klasën e ...
Read more

[Telekomedi] Don Kishoti ne Tirane HD (2001) www.endri.net ...

Telekomedi me Agim Bajko dhe Agron Llakaj telekomedi shqip, telekomedi shqiptare, humor shqip, humor shqiptar, estrada e tiranes, estrade ...
Read more

BesianaInfo

info@besiana.de 16 Feb. 2005 17:06 “Don Kishoti” dhe 400 vjetori i tij Shkruan : Rexhep Meidani Më 16 janar 1605 është botuar për herë të parë ...
Read more

Agim Bajko - Don Kishoti - Komedi - Pjesa e 2-te - YouTube

Agim Bajko ne nje nga rolet e tij me te spikatura ne Estraden e Tiranes. Personazhi i famshem i Servantes, Don Kishoti, njeriu qe luftoi me ...
Read more

Ese dhe Analiza Letrare: Don Kishoti koment dhe analize ...

Don Kishoti, Sanco Panco, manierizmi, tragjik komik , anakronizmi, grotesku, parodi ,servantes , dylqijena e tobozes, Marredheniet midis Don Kishotit dhe ...
Read more