advertisement

3ura me tri harqe

67 %
33 %
advertisement
Information about 3ura me tri harqe
Books

Published on March 16, 2014

Author: denaldavejuka

Source: slideshare.net

Description

Analize e librit ''Ura me tri harqe"
advertisement

Titulli: Analizë e librit “Ura me tri harqe” Punoi: Denalda Vejuka 1

PLATFORMA Hyrja 3 Zhvillimi: -Jeta e autorit 4 5 -Përmbajtja e veprës 5 6 7 -Mbi romanin 8 -Dilema ndërmjet Urës dhe Kështjellës 9 Mbyllja -Bibliografia 10 2

Hyrja Ura me tri harqe është një roman i shkruajtur nga Ismail Kadare. Por në qendër te “Ura me tri harqe” gjendet një baladë, dhe ishte me e urtë të përqëndrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Për t`ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë të veçantë, murgun Gjon. Nën zhgunin e tij është fshehur personazhi i vërtetë, ekliziastiku Gjon Buzuku,që, në vitin 1555, shkroi librin e parë në gjuhën shqipe “Mesharin”. Ismail Kadareja murgun Gjon, që me këtë analogji bëhet simbol i “shqiptarisë”, e bën të jetojë dy shekuj para Buzukut. Ne kete punim do te trajtoj keto pika: -Jeta e autorit -Përmbajtja e veprës -Dilema ndërmjet Urës dhe Kështjellës 3

Zhvillimi * Jeta e autorit Ismail Kadare është një shkrimtar bashkëkohor, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" për letërsi. Dallohet për novela, romane, por ka shkruar dhe poezi dhe kritika. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë.Gjithashtu eshte martuar me shkrimaren e njohur te skicave dhe tregimeve per femije,Helena Kadare. Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë nëUniversitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960). Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, "Ëndërrimet", (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare. Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë. 4

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar. Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga v. 1994 I.K. është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK. Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972). Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”. Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”. Ismail Kadare më 23.06.2009 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias per Letersi", nje nga çmimet me prestigjoze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. * Permbajtja e vepres Novela e Ismail Kadare, «Ura me tri harqe», e botuar së pari në vitin 1978, si pjesë e triptikut (tre novela) me të njëjtin titull mbahet si një nga kryeveprat e Ismail Kadare. Ajo është përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Ngjarjet na paraqiten si rrëfim i murgut Gjon Ukcama. Në fillim të novelës tregohet se si në gjithë truallin e Arbërisë dhe më gjerë ka marrë me koncesion nga princat shqiptarë të drejtën e lundrimit nëpër lumenj me lundra dhe trape, nga të cilat nxirrte fitime të mëdha prej shpërblimit që paguanin udhëtarët që kapërcenin lumenjtë. Ismail Kadare shkruan në novelën e tij: «Pranë trungjeve ku lidhet trapi gjatë natës, është një tabelë llamarine, ku me shkronja të shtrembëra, janë shkruar fjalët „Lundra dhe trape‟. Ka shumë vite që të tilla tabela llamarine janë vënë kudo dhe jo vetëm në viset e kryezotit tonë Stres të Gjikëve, ose Stres Gjikondit, siç e thërresin shkurt, por dhe më tutje, madje edhe përtej kufijve të shtetit të Arbrit, në pjesët e tjera të Ballkanit. Kjo paska ndodhur qysh në dimrin e vitit 1367, dhjetë vjet më parë, kur të gjitha trapet e kalimit nëpër lumenj, gjire e liqene i paska blerë një njeri i çuditshëm, i ardhur zoti e di nga, emrin e të cilit s‟e di askush, madje thonë se ai s‟ka emër tjetër veç atij „Lundra dhe trape‟, që ka mbirë tani kudo, si të ishte një bimë që mbin gjithandej ku ka ujëra e lagështirë...Qyshse ky zot i ri bleu trapet e lundrat, trapaxhinjtë e lundrarët u kthyen në rrogtarë të tij, përveç ndonjë rasti të rrallë, si ai i trapaxhiut kokëshkretë të Përroit të Cungjeve, që pranoi më mirë të vdiste urie, sesa të merrte rrogën e ebreut të mallkuar». 5

Në novelë përshkruhet konflikti i dy koncerneve shumëkombëshe, që kishin marrë me koncesion nga princat shqiptarë, njëra biznisin e lundrimit në lumenj me lundra dhe trape, ndërsa tjetra rrugët kryesore dhe të drejtën për të ndërtuar ura. Nga këto biznese, të dy këto koncerne nxirrnin fitime nga shpërblimi që paguanin njerëzit për të kaluar lumenjtë me lundra dhe trape, si dhe për të kaluar nëpër ura. Këto dy kompani shumëkombëshe janë në një rivalitet të egër, në shumë vende, duke përfshirë dhe Shqipërinë. Kompania shumëkombëshe ndërtuese, kërkon t‟ia marrë tregun kompanisë së lundrimit, duke ndërtuar ura të gurta mbi lumenj, në vendet ku bëhej kalimi me lundra dhe trape nga rivalja e saj. Në novelën e Ismail Kadaresë kompania shumëkombëshe ndërtuese, bën një truk për të siguruar të drejtën e ndërtimit të urave, në pikëkalimet e lumenjve ku sundonte kompania lundruese. Kompania ndërtuese paguan dy njerëz, një që shtihet si i sëmurë nga epilepsia në breg të lumit, dhe një që shtihet si falltar, që shpjegon sëmundjen e të parit, sikur kjo është shenjë hyjnore se në këtë vend duhet ndërtuar një urë. Ismail Kadare i tregon kështu reagimet e njerëzve të ndodhur atje: «Një urë.., Kjo është gjë e çuditshme filluan të thoshin njerëzit rreth e rrotull. I duhet thënë kjo gjë kryezotit tonë. Kush është kryezot këtu? Konti Stres i Gjikëve. E paçi me jetë. Po ti, i huaj je që nuk e di? I huaj, vëlla, prisja trapin të vinte, kur ai fatziu... Duhet çuar patjetër kjo gjë në vesh të kryezotit tonë. Një urë hm. Po iki o njerëz të mirë. Mirë vafsh, mirë vafsh!» Pas shpjegimit të falltarit, shfaqen të dërguarit e kompanisë shumëkombëshe ndërtuese, që i propozojnë princit ndërtimin e urës: «Shkurt ata ishin gati që për një kohë dyvjeçare të ngrinin një urë të gurtë mbi Ujanën e Keqe, të blinin tokën ku ajo do të mbështetej dhe t‟i paguanin kryezotit taksë të rregullt të përvitshme nga fitimet që do të kishin prej saj... Shpjeguan se zoti i tyre nuk ishte as dukë, as baron, as princ, por ishte një pasanik, që kishte blerë kohët e fundit minierat e vjetra të serës, të braktisura qysh nga koha e romakëve dhe kishte blerë gjithashtu pjesën më të madhe të xhadesë, po aq të vjetër, të cilën kishte ndërmend ta ripërtërinte. Ai është pa titull, thanë ata, por ka para. Shumat e shënuara në letër ishin përrallore dhe të gjithë e dinin se financat e kryezotit tonë kohët e fundit ishin varfëruar... Kryezoti ynë nuk u mendua gjatë. Ai u tha atyre se e pranonte marrëveshjen dhe i dha urdhër sekretarit të vet ta hidhte atë në letër, në gjuhët shqip dhe latinisht». Kështu, Ismail Kadare e paraqet dhe kompaninë ndërtuese sipas modelit të një kompanie shumëkombëshe kapitaliste të shekullit XX, që merr koncesione në vendet e varfra, duke korruptuar elitat sunduese, për të shfrytëzuar popujt. Ismail Kadare i paraqet gjërat sikur kjo është ura e para e gurtë që është ndërtuar në Shqipëri: «Ura qenë ndërtuar herë pas here gjithandej, por s‟mbahej mend që ndonjëra prej tyre të kishte bërë kaq bujë... Dhe kjo ndodhte kështu, sepse të gjitha ato kishin qenë ura të drunjta, kurse kjo që do të ngrihej, do të ishte një urë e vërtetë prej guri, me harqe e kalldrëm të fortë sipër, ndoshta e para e këtij lloji në gjithë dheun e Arbrit». Pas fillimit të punimeve, nis lufta e egër mes dy kompanive shumëkombëshe. Kadare shkruan se përfaqësuesit e kompanisë së lundrimit u ankuan tek princi: «„Lundra dhe trape‟ ishte kundër ndërtimit të kësaj ure, sepse ajo dëmtonte rëndë interesat e shoqërisë. Dhe këtu s‟ishte fjala se dilte jashtë përdorimit trapi mbi Ujanën e Keqe. Jo, ishte diçka më e madhe. Dëmtohej gjithë sistemi i transportit ujor, që bëhej me anë të lundrave, trapeve dhe maunave qysh prej kohëve që s‟mbaheshin mend dhe që tani ishte përqendruar në duart e „Lundra dhe trape‟... I porsaardhuri tha se kjo urë guri do të ishte fatkeqësia e parë, e hedhur brutalisht mbi frymën e lirë të ujërave (pikërisht kështu u shpreh ai). Pas kësaj priteshin të tjera. Dhe nga të gjitha këto pranga të neveritshme që po u viheshin sipër ujërave, sikur ato të ishin të dënuara, s‟pritej veçse ndonjë gjëmë e madhe». 6

«Megjithëse për një çast u duk sikur po mëdyshej, ishte e vështirë që kryezotit tonë t‟i kthehej mendja kollaj. Shuma e parave që i kishin premtuar njerëzit e tokës, ishte më e madhe se gjithë përfitimet nga ujorët... - Jo, - tha ai më në fund, - për urën le të mos flasim më. Ajo do të ngrihet». Atëherë fillon lufta mes kompanisë ndërtimore dhe asaj lundruese, ose siç i quan Kadare, rrugorët dhe ujorët. Ujorët përdorin legjendën shqiptare të murimit për të kamufluar sabotimin që iu bëjnë punimeve të urës, duke paguar një njeri, një vendas, Murrash Zenebishën, që të dëmtojë natën punimet e bëra ditën për ngritjen e urës, sa kohë që gurët dhe llaçi janë ende të palidhur mirë. Rrugorët e kapin këtë njeri dhe e ndëshkojnë duke përdorur të njëjtën legjendë, pra duke e muruar tek harku i dytë i urës«Në duelin e tyre të egër të dy palët „Lundra dhe trape‟ dhe rrugorët, përdorën gojëdhënën tonë. Të parët me anë të legjendës, parapërgatitën idenë e shkatërrimit të urës, të dytët, po me anë të legjendës, parapërgatitën vrasjen. Ata erdhën nga larg, të huaj të dy palët, një palë nga ujërat, të tjerët nga stepat, dhe të dy kishin me vete krimin. Duke marrë me duart e tyre prej llogaritarësh legjendën tonë, ata e ndryshuan atë pas shijes së tyre. I hoqën asaj të vërtetën e madhe sublime dhe vunë në vend të saj një mashtrim të zakonshëm. Askush nuk e mendoi në fillim se ç‟sillnin me vete këta të ardhur, një palë nga perëndimi, të tjerët nga lindja». Në botimin e vitit 1978 fjalia-kyç në paragrafin e cituar më lart është kjo: «Ata erdhën nga larg, të huaj të dy palët, një palë nga ujërat, të tjerët nga stepat, dhe të dy kishin me vete krimin». Në këtë histori konti shqiptar, kryezoti i krahinës, del si kryemaskarai, pasi përfiton nga të dy palët dhe madje u sugjeron rrugorëve, që ta përdorin dhe ata legjendën si kundërshtarët e tyre, Konti u thotë përfaqësuesve të shoqërisë ndërkombëtare të ndërtimit të urave: «Në qoftë se kundërshtarët tuaj e përgatitën idenë e prishjes së urës me anë të një gojëdhëne, siç thatë vetë ju, atëherë përgatitni edhe ju idenë e ndëshkimit të fajtorëve në të njëjtën mënyrë, domethënë me anë të legjendës». Në novelën «Ura me tri harqe» ngjarjet zhvillohen në vitet 1377-1379, në një qytezë të Arbërit dhe novela është ndërtuar si rrëfim i murgut Gjon Ukcama, që mban kronikën e ngjarjeve. Murgu Gjon Ukcama, në bisedë me konstruktorin e urës, që është i huaj, mëson se është duke lindur një rend i ri ekonomik në Europë: «Thelbi i bisedës së tij ishte ky: Sipas shenjave që ai kishte vënë re prej kohësh, në këtë pjesë të Evropës kishin filluar të ravijëzoheshin turbull, fare turbull, konturet e një rendi të ri, që do ta çonte botën shumë shekuj përpara. Këto shenja ishin hapja e bankave të reja në Durrës, shtimi i sarafëve çifutë dhe italianë, që këmbenin njëzet e shtatë lloje monedhash, pranimi pothuajse njëzëri i dukatit venecian si njëfarë monedhe ndërkombëtare, lëvizja përherë e më e dendur e karvaneve tregtarë, organizimi i panaireve dhe sidomos ndërtimi i rrugëve dhe i urave të gurta. E gjithë kjo lëvizje, thoshte ai, s‟është veçse shenjë jete dhe vdekjeje njëkohësisht, shenja e lindjes së një bote të re dhe e vdekjes së botës së vjetër». E keqja që vjen nga Perëndimi protokapitalist paraqitet me ndeshjen e dy kompanive shumëkombë- she, «Lundra dhe trape», si dhe të kompanisë që ndërton rrugët dhe urat. Konflikti i të dy këtyre kompanive zhvillohet përreth urës, të cilën njëra kompani kërkon ta ndërtojë dhe tjetra kërkon që ta prishë. Të dy kompanitë përdorin legjendën shqiptare të murimit për të kryer kundër njëra tjetrës. Kompania «Lundra dhe trape» interesat e së cilës dëmtoheshin nga ndërtimi i urës, përdor një vendas, Murrash Zenebishën për të dëmtuar urën, në një mënyrë të tillë që të duket sikur këtë e kanë bërë orët e ujit që janë zemëruar nga ndërtimi i urës. «Tek flisnim ashtu si në përgjumje, befas ndjeva një dëshirë të marrë ta kapja nga jaka e pelerinës së tij, ta mbërtheja te këmba e urës dhe t‟i thërritja mu në fytyrë: Ai rendi i ri që më flisje një ditë, ai rendi juaj i bankave e i përqindjeve që do ta çonte një mijë vjet përpara botën, ka gjak në themele, ashtu si rendi barbar dikur, si rendi i skllevërve, si rendi i sotëm i princave e zotërinjve. Ka gjak, veçse ai gjak rrjedh ndryshe, nëpër llogari, nëpër shifra. Më dëgjon, nëpër shifra. Llogaritë tuaja janë plagë të tmerrshme, përpara të cilave çarjet e heshtave e të sëpatave duken si gërvishtje kalamajsh. Mjerë bota që ju polli ju». 7

Murgu Gjon shkruan: «Shpejtoj të shkruaj këtë kronikë, sepse kohët janë të turbullta, dhe e ardhmja është errur si asnjëherë tjetër. Pas ngjarjeve ngjethëse të urës njerëzit dhe ditët vërtet janë qetësuar disi, por diçka tjetër e zezë duket në horizont: shteti turk». Në novelën e Kadaresë ura e përfunduar shihet nga vendasit si diçka pa kuptim dhe asaj nuk i afrohet kush: «Dielli që po perëndonte, përshkëndiste pjerrtazi harqet e saj dhe në ato çaste ajo ngjante me një ëndërr pa kuptim, të cilën po e ëndërrinin së bashku bregu i djathtë me bregun e majtë të ujërave. Ashtu e bardhë, e lënë prej tyre midis kohës, ajo ngjante krejtësisht e vetmuar».Më tutje Kadare e bën murgun Gjon të thotë: «Po ngrysej. Ura ngjante e shkretë, e ftohtë. Dhe befas m‟u duk se në atë shtrirjen e saj pak të përkulur, në harqet, në kamaret, në vetminë e saj, kishte një pritje. Ç‟pret o e gurtë? Thashë me vete. Fantazma të largëta? Ushtri perandorake, zhurmë këmbësh anonime, që ecnindhjetë, njëzet, njëqind orë rresht? E mallkuar». *Mbi romanin Në qendër të librit “Ura me tri harqe” gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Për t‟ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë një rrëfimtar të veçantë, murgun Gjon. Nën zhgunin e tij është fshehur një personazh i vërtetë, ekleziastiku Gjon Buzuku, që, në vitin 1555, shkroi librin e parë në gjuhën shqipe, “Mesharin”. Ismail Kadare, murgun Gjon, që me këtë analogji bëhet simbol i “shqiptarisë”, e bën të jetojë dy shekuj para Buzukut. Jemi rreth vitit 1378. Perandoria osmane i shtrëngon në mengenenë e vet principatat shqiptare. Kadareja është frymëzuar nga procesverbalet e ndodhive ushtarake dhe të vrasjeve për t‟i dhënë mbështetje historike tekstit të vet. Por atij i shërben si bazë veçanërisht legjenda e kështjellës së Rozafës, qerthulluar rreth idesë së flijimit të bërë me qëllim përfitimi. Që ura të qëndrojë më këmbë, del se është e domosdoshme që një njeri të murohet në këmbë të saj. Në të vërtetë, një firmë, ajo e mjeshtërve të urës, e shfrytëzon besëtytninë e njerëzve dhe besimin e tyre te legjenda për t‟ia arritur synimeve të saj në luftën kundër shemrës së vet, “Lundra dhe trape”, armike e egër e idesë së urës. Kadareja, me anë të shtjellimit të fabulës, e ka vënë theksin mbi një nga themelet e sistemit stalinian: ftesa për flijim. 8

* Dilema ndërmjet Urës dhe Kështjellës Bashkë me një varg veprash të tjera, "Ura me tri harqe" bën pjesë në një cikël romanesh e novelash, që Kadare i ka shkruar me një qëllim të qartë për të krijuar imazhin e një "Shqipërie tjetër", e cila ndryshon shumë nga ajo që shihet me sy, një Shqipëri me princa, kontë, dukë, ipeshkvinj, udhëtarë të ditur, prelatë të shkolluar, që gati ishin të përjashtuar nga letërsia si figura me misione pozitive. Autori, në pamundësi për të shprehur hapur mendimin e tij mbi zhvillimin e avancuar të qytetërimit perëndimor, përpiqet t'ua tregojë këtë lexuesve duke gjetur në traditën e "Shqipërisë tjetër" atë fazë të historisë kur vendi, edhe sipas dijetarëve, ecte në një hap me fqinjët e tij përtej Adriatikut. Shkrimtarin nuk mund të mos e shqetësojë fakti i njohur se balada shqiptare është e vetmja në Ballkan që bën fjalë për një murim kryesisht në kështjellë. Ai është i vetëdijshëm se kjo është kushtëzuar nga rrethanat kritike historike që kanë shoqëruar fatin e popullit të tij. Eshtë e vështirë që një popull vazhdimisht në rrudhje të vendosë pëlqimin e urës para kështjellës. Kjo, ndoshta, është një nga dilemat më tronditëse që kanë përjetuar shqiptarët. Ura është për ta edhe e dëshiruar, por njëkohësisht edhe e frikshme, sepse "në urë kalon i miri dhe i keqi, miku dhe anmiku". Rreziku i ekspansionit, që mund ta kthejë urën e Ujanës së Keqe në një kuçedër, ndihet në gjithë romanin, si një kontekst historik i domosdoshëm për të treguar se edhe në "Shqipërinë tjetër" marrja e vendimit ka qenë e vështirë. Sikurse në rrjedhat e historisë, edhe në këngë, populli i ka ngritur urat, duke u kushtuar edhe flijimin njerëzor, sa herë që kanë fryrë erëra paqeje dhe miqësie. Por shumë shpesh është mbyllur në kështjella, madje me tri-katër rrethime, pikërisht për shkak të erërave të frikshme që i kanë zënë vendin paqes. Këto ndërrime lidhen jo me gjurmë vitesh, por me prurje kohërash historike. "Shtatqin vjet do t'i djeg kullat", i kërcënohet një prej heronjve kreshnikë të eposit shqiptar kundërshtarit të vet. Në veprën e Kadaresë dilema midis urës dhe kështjellës është po aq tronditëse sa në vetë historinë e popullit. Në formën më të pjekur artistike kjo dilemë shprehet në romanet "Kështjella" dhe "Ura me tri harqe". Në një farë mënyre ato janë vazhdim i njëri--tjetrit. Ai që krijoi kështjellën e qendresës në kushtet e darës së armiqësisë nuk mund t'i lejonte vetes të mbetej pa urë i ndarë dhe i vetmuar nga bota. Këtë ide Kadare e arriti duke krijuar "Urën me tri harqe", vështruar në shumicën e rasteve si një çmitizim i legjendës Ashtu sic dridhem une ne mur, Ashtu u dredhte dhe kjo ure. 9

Mbyllja * Bibliografia Titulli: Ura me tri harqe Roman Autori: Ismail Kadare Shtëpia botuese: Onufri Permasat: 21 cm Pesha: 0.19 kg 10

Add a comment

Related presentations

Related pages

3ura me tri harqe

Titulli: Analizë e librit “Ura me tri harqe” Punoi: Denalda Vejuka 1 PLATFORMA Hyrja 3 Zhvillimi: -Jeta e autorit 4 5 -Përmbajtja e veprës 5 6 7 ...
Read more

Ura me tri harqe - Wikipedia

Ura me tri harqe është një roman i shkruajtur nga Ismail Kadare. Por në qendër te “Ura me tri harqe” gjendet një baladë, dhe ishte me e urtë ...
Read more

Ura me tri harqe: roman - Ismail Kadare - Google Books

Ura me tri harqe: roman. Ismail Kadare. Onufri, 2004 - Technology & Engineering - 141 pages. 0 Reviews A bridge under construction in 14th Century Albania ...
Read more

romani: ura me tri harqe, ismail kadare - Libraria ...

Titulli: Ura me tri harqe Origjinali: Ura me tri harqe Gjinia: Roman Autori: Ismail Kadare Shtëpia botuese: Onufri Fq. 144 Pesha: 0.216 kg. ISBN: 978 ...
Read more

Diskutim:Ura me tri harqe - Wikipedia

Libri "Ura me tri harqe" eshte nje liber i shkruar nga ISMAIL KADAREJA. Eshte nje roman historik, i dendur dhe i erret.
Read more

Ura me tri harqe (Open Library)

Ura me tri harqe by Ismail Kadare, 1978,Shtëpia Botuese "Naim Frashëri"koment edition, in Albanian
Read more

Ismail Kadare - Ura me tri harqe - Përgatitje MATURA ...

Ismail Kadare - Ura me tri harqe (klasa e 10-të) Çështjet që mund të trajtohen në orët e mësimit për novelën e Kadaresë. ...
Read more

Ismail Kadare - Ura me tri harqe | Botime Shqip

Në qendër të librit “Ura me tri harqe” gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e ...
Read more

Ura me tri harqe - Google Books

Ura me tri harqe Biblioteka Projekt për ringjallje: Publisher: Album, 2000: ISBN: 9989560099, 9789989560095: Length: 121 pages : Export Citation: BiBTeX ...
Read more